Categories: Uncategorized

Lubonja sulmon Trump-in: Vrasja e gjeneralit iranian është një akt terrorist

Një akt terrorist dhe të papërgjegjshëm e ka cilësuar analisti Fatos Lubonja vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në një prononcim për News24, Lubonja ka hedhur akuza të forta në drejtim të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, duke thënë se urdhëri për vrasjen e gjeneralit ishte një akt i paligjshëm që ka ndarë Amerikën.

Të lidhura

None found

Lubonja gjithashtu ironizoi deklarimet e bëra nga politikanët shqiptarë, të cilët i dolën në krah SHBA-ve, duke thënë se të tilla qëndrime janë qesharake

Lubonja: Ka vend për t’u shqetësuar në nivel botëror. Në Itali kishte komentatorë që e krahasonin këtë situatë që po ndodh në Lindjen e Mesme, me luftërat ballkanike, me Luftën e Parë Botërore. Pra, aq tension i japin.

Gjykimi im për aktin e Trump është negativ, i papërgjegjshëm, i paekuilibruar. Ai ka qenë një nga ata që ka folur shumë, që ka pas politikat e tërheqjes nga bota për të qëndruar te Amerika.

Vrasja e një njeriu kaq të rëndësishëm në atë mënyrë ishte më shumë si akt terrorist, se sa si vetëmbrojtje. Ishte një akt i paligjshëm. Është akt personal, Trump nuk i ka kërkuar konfirmim Kongresit. Ai ka ndarë edhe Amerikën, është i rëndë ky akt./Express

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

1 minute ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

15 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

18 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

45 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago