Categories: Uncategorized

Lubonja kritikon hapur ambasadoren amerikane: Jep disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ të Neës24 ka thënë se fati i Reformës Zgjedhore është vendosur dhe ajo do të nënshkruhet.

Sipas Lubonjës opozita është nënshtruar dhe nuk ka më kërkesat e mëdha që kishte, ndërkohë është e pafuqishme para SHBA-së dhe ambasadës së saj nëdrkohë që fati i Reformës tashmë është vendosur nga Rama i cili do të vijojë të kapë pushtetet.

Të lidhura

None found

Po ashtu Lubonja thotë se mesazhet me ‘top’ janë të pakuptueshme sikur flasin grupe mafioze dhe jodemokratike pasi vullneti i popullit po vendoset nga disa përafqësues në rezidencën amerikane. Analisti shpreh faktin se jashtë kësaj tryeze është lënë jashtë ajo pjesë e qytetarëve që duan ndryshime përtej këtyre partive dhe askush nuk flet për to.

“Presidenti herë pas here duket sikur ngre pak krye nga diktatura e ambasadorëve mund të reagonte njëçik më ndryshe në raport me atë që mendoj se duket sheshit që këtu ka një regres.

Demokracia është vullnet i të gjithëve. Mënyra si po menaxhohet, në rezidencën e ambasadores, me dy tre përfaqësues, me disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze, por dhe një ambasadore e një vendi demokratik jo vetëm që i mbledh në rezidencë, nuk respekton dinjitetin e popullit shqiptar, por edhe se topi është në duart e mikut tim Luli Basha, pra janë mesazhe jodemokratike.

Edhe Basha s’mund ta marrë vetë atë, nuk vendos kryetari për çdo gjë, vendos partia jo gjithmonë kryetari. Janë dhe disa të rinj që duan lista të hapura dhe që kur thotë kështu Kim nuk reagon fare.

Ka njerëz që duan ndryshime përtej partive, dhe askush nuk flet për këto. Presidenti në emër të dinjitetit të Shqipërisë, por edhe drafti që duhet ta firmosë Lulzim Basha është problem, pra janë mesazhe që janë vendosur, fati është vendosur nga disa ambasadorë, dhe nga një kryeministër që kap gjithë pushtetet, tani këta vendosin për ne, opozita nënshtrohet, ky është shqetësimi im i parë”, tha Lubonja./BW

të fundit

Visar Memeti voton për Këshillin Kombëtar Shqiptar: Çdo votë ka rëndësi

Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…

9 minutes ago

Leoni XIV shkon në Argjentinë, vizita e Papës zhvillohet në sfondin e tensioneve me Milein

Papa Leoni XIV do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Argjentinë, në një udhëtim që…

9 minutes ago

Danillovski paralajmëron për rrezikun e fruthit: vetëm pesë raste, por mbulimi me vaksina po bie

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

13 minutes ago

Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në…

17 minutes ago

US strikes cargo ship in the Gulf of Oman, suspected of violating blockade on Iranian ports

Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…

17 minutes ago

Alarm over drinking water contamination in Vlora, several cases of poisoning among children and adults

Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…

18 minutes ago