Categories: Uncategorized

Lubonja: Cili është synimi i vërtetë i Edi Ramës për të hequr koalicionet

Analisti Fatos Lubonja thotë se arsyeja që pse kryeministri Rama synon që të heqë koalicionet është që të fusë në Kushtetutë një nen që qeverinë e krijon partia e parë.

Sipas tij, duke hequr koalicionet midis PD-së dhe LSI-së, Partia e parë fituese i bie të jetë PS-ja edhe për faktin se ka rritur numrin e punësimeve në administratë si dhe kapjen e medias.

Të lidhura

None found

Pjesë nga deklarata për News 24:

Në 5 qershor u mbyll një marrëveshje që përcaktonte rregulla loje. Ata që luajnë përcaktojnë rregullat. Ne nuk i kishim të pranuara dhe ata u ulën i pranuan. Ky është minimumi, në lojë jemi të barabartë. Siç ndodh në Shqipëri ne nuk është se duam arbitër, duam të jemi dhe lojtarë dhe arbitër.

Kush është më i forti bën dhe arbitrin, kështu ka ndodhur. Për mendimin tim, Edi Rama ose kishte që më përpara një plan… dhe me sa mbaj mend pak ditë më përpara, problemi më i madh ishte ai i numëruesve dhe kjo ishte nga ana e maxhorancës sepse sipas të gjitha gjasave duke i kontrolluar nuk do të ishin të pavarur…. Loja këtu është që kush hyn në lojë, hyn duke pas blerë arbitrin ose duke pas me vete arbitrin dhe rregullat e lojës.

Problemi thelbësor është këtu që edhe nëse ti mendon se duhet të bësh një ndryshim kushtetues që mendon se prek interesat e grupeve të tjera, përderisa e pranove që opozita joparlamentare është faktor, e pranon si lojtar me të cilën ulesh në tryezë parimisht duhet ta respektosh edhe tek ndryshimet kushtetuese, jo këta që s’kanë as parti as dinë çfarë pragu kanë, vetëm po të kandidojnë me PS.

Këta bishtat e Ramës nuk mjaftojnë, ose luaje lojën fair ose… Ky i thotë ndërkombëtarëve unë e miratova atë marrëveshje por do bëj ca ndryshime kushtetuese që s’ka lidhje me të”

Sipas saj që shohim dhe kemi parë, heqja e koalicioneve ndikon në këtë mënyrë; nëse një parti e vogël hyn në zgjedhje dhe nuk fiton pragun për të nxjerrë një deputet dhe merr një përqindje votash, votat e tyre ndahen. Të gjitha këto vota do t’i shkonin koalicionit. E dyta, besoj një koalicion jep më shumë mundësi të zgjidhet një parti e parë.

Ka një tezë që thuhet se Rama do të bëjë një sistem në kushtetutë që të bëjë qeverinë partia e parë. Nëse është një koalicion që është i pari e merr koalicioni. PD, LSI mund të marrë një koalicion që merr më shumë se Rama, por duke e ndarë këtë, Rama mund të marrë më shumë se këto dy parti dhe atëherë ngelet parti e parë dhe e formon qeverinë Rama. Atij i ngelet loja. Nesër i thotë LSI-së do vish me mua ti.

Apo do vish ti me Lulzim Bashën. Me një koalicion që fiton më shumë, del ai dhe formon qeverinë dhe mbaron historia. Pa dyshim dimë të gjithë defektet që ka opozita. Nuk është vetëm ky element, dmth ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Dimë që ka shtuar administratën nga 120 mijë në 170 mijë.

Këta janë potencial për PS-në. Mos harrojmë oligarkët që të gjithë janë me Ramën. Mediat e kontrolluar nga Rama me shumicë, etj. Zgjedhjet dhe mënyra e zgjedhjeve është vetëm njëri nga elementët, por ky njeri që do siguri absolute e luan edhe këtë deri në fund me rreziqet që ka edhe ta teprojë dhe pastaj ky teprim i shkakton ilegjimitet në krahun tjetër.

të fundit

Terras kritikon ministren serbe: Deklarata dëmton rëndë dialogun

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar…

8 minutes ago

Konjufca merr pjesë në ministerialin e Marco Rubios në Washington, diskuton kërcënimin e terrorizmit politik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në…

8 minutes ago

Asllani pret sinjalin e Barcelonës, ndërsa Hoffenheimi mund të negociojë çmimin

Fisnik Asllani është i gatshëm të presë Barcelonën përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pasi…

12 minutes ago

Mbi 800 zjarre në Kanada përkeqësojnë ajrin në SHBA, autoritetet u kërkojnë qytetarëve të qëndrojnë brenda

Tymi i prodhuar nga më shumë se 800 zjarre pyjore që vijojnë të jenë aktive në Kanada ka ulur ndjeshëm…

12 minutes ago

Siljanovska-Davkova: Amendamentet kushtetuese nuk përjashtojnë bllokada të tjera në rrugën drejt BE-së

Data 30 shtator është kyçe për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi Komisioni Evropian pritet të…

15 minutes ago

Police Report 62 Arson Cases This Year

Zjarret në pyje dhe fusha në Kosovë janë shndërruar në një problem të përsëritur gjatë muajve të nxehtë të verës.…

22 minutes ago