Categories: Uncategorized

LSI: “Rama të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri i ka kërkuar Ramës të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe plotësimin e disa kërkesave.

Kërkesat:

1.Heqja e taksave lokale për të gjitha bizneset e familjet duke filluar nga muaji mars dhe për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kufizimeve për shkak të karantinës.

2.Garantimi i Pagesës me vlerë 80% për të gjithë personat, që janë në punë, por nuk mund të punojnë dhe për pasojë nuk paguhen për arsye të mbylljes së aktivitetit të sipërmarrjes ku ata punojnë për shkak të karantinës, përfshirë edhe të gjithë ushtruesit e profesioneve të lira.

Pagesat të kryhen në numrat e llogarisë së të punësuarve.

3.Te rimbursohen nga shteti sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të kategorive të punonjësve të trajtuar me 80% të pagës, për të gjithë periudhën në të cilën këta punonjës do të jenë pa punë për shkak të karantinimit dhe kohës që do t’i duhet biznesit për të rikthyer aktivitetin e biznesit të tyre në punë.

4.Subvencionim për të gjithë fermerët prodhimet e të cilëve nuk mund të shiten për arsye të bllokimit të transportit apo të pamundesisë së sigurimit të imputeve bujqësore dhe për pasojë mos realizimit të prodhimit bujqësor.

AZHBR duhet të bëjë një disbursim me procedura të përshpejtuara për çdo fermer.

5.Subvencionim të të gjithë pagesave, të palikujdura studentëve si detyrime për vitin shkollor 2019 – 2020.

6.Shtyrje e pagesave të TVSH si dhe tatimeve të bizneseve për një periudheë më të vonë, në vleresim të kohezgjatjes së karantinës, por jo më parë se muaji qershor.

7.Për të gjithë ata qytetarë që janë të rregjistruar në asistencë si dhe për pensionistët, shteti të marrë përsipër rimbursimin e faturave të energjisë dhe të ujit.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

43 minutes ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

1 hour ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

1 hour ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

2 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

2 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

2 hours ago