Categories: Uncategorized

Lodhje, temperaturë e të vjella: Si u zbulua e mitura me COVID-19 në Berat

Një 16-vjeçare nga fshati Kostren që ndodhet në afërsi të Tomorrit, është e infektuara e radhës sot në qytetin e Beratit.
Një vajzë e mitur është e infektuara e rradhës me koronavirus në Berat. Mësohet se 16-vjeçare nga fshati Kostren që ndodhet në afërsi të Tomorrit është e infektuar me COVID-19.

16-vjeçarja kishte shfaqur para tri ditësh shenja të lodhjes trupore dhe më pas temperaturë e lartë.

Familjarët e kanë sjellë vajzën në Spitalin Rajonal të Beratit ku mjekët infeksionistë e kanë futur menjëherë në Repartin e karantinës.

Vajza ka qëndruar rreth 2 orë në Spital dhe pasi i është bërë ekzaminimi dhe tamponi është dërguar në banesën e saj, duke i rekomanduar të mos lëvizë nga banesa deri në përgjigjen e analizimit të tamponit.

Pasi mbërriti ditën e sotme përgjigja e tamponit që ka konfirmuar se vajza ka rezultuar “pozitive”, mjekët epidemiologë janë nisur drejt banesës së vajzës ku edhe do të merren tamponët e familjarëve si dhe do të gjurmohen personat e kontaktit me të.

Sipas mjekëve epidemiologë në Spitalin e Beratit, 16-vjeçarja ka shfaqur shqetësime 3 ditë më parë. Ditën e parë ajo ka pasur humbje rezistence trupore dhe temperaturë të lartë.

Më pas, ditën e djeshme, kur edhe është sjellë në Spitalin e Beratit, ajo kishte këputje trupore, të vjella, mungesë të theksuar oreksi dhe herpese të shumta në buzë si rezultat i temperaturës së lartë, raporton BW.

Mjekët deklarojnë se vajza kishte vite që vuante nga bajamet kronike dhe për këtë arsye ajo merrte edhe mjekime. Sipas mjekëve, vajza nuk ka pasur histori kontakti me persona të ardhur nga jashtë dhe ende nuk dihet sesi është infektuar.

të fundit

Interi sfidon sonte japonezët, Chivu i beson sërish aftësive të Asllanit

Pas barazimit me Monterrey në sfidën e parë të Botërorit të Klubeve, Interi do të rikthehet në fushë mbrëmjen e…

50 minutes ago

Milani arrin marrëveshje me Granit Xhakën

Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, për një kontratë trevjeçare. Sipas Calciomercato.com,…

1 hour ago

Murtaja e bagëtive/ I nxehti po e ul valën e infektimeve

Temperaturat e larta dhe masat e biosigurisë në ferma, po parandalojnë përhapjen e murtajës tek bagëtitë e imta. Infeksioni që…

1 hour ago

Nis operacioni “fshesa” te Milani, Igli Tare i tregon “derën” lojtarit serb

Tashmë me Igli Taren si drejtor sportiv dhe Max Allegrin trajner, në kampin e Milanit do të ketë ndryshime në…

1 hour ago

Jugu i Shqipërisë destinacioni i preferuar, dy futbollistët e kombëtares shijojnë bregdetin së bashku (FOTO)

Teksa sezoni futbollistik ka përfunduar përveç Botërorit të Klubeve, shumë prej lojtarëve kanë nisur pushimet. Gjithashtu edhe shumë prej lojtarëve…

1 hour ago

Zbulohen pagat vjetore të çdo skuadre në Kupën e Botës për Klube, Real Madridi kryeson listën, Auckland City me ‘lëmoshë’

Kupa e Botës për Klube 2025 ka kaluar tashmë javën e parë, me disa nga grupet që kanë zhvilluar nga…

2 hours ago