Categories: Uncategorized

Lleshaj nga Libani: Lirimi i fëmijëve është i vështirë, i të rriturve është e pamundur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në Liban, për të diskutuar rreth riatdhesimit të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin Al-Hol në Siri.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, Ministri tha se nuk do të “ushqejë shpresa të kota”, por shtoi se ka vijuar një sërë takimesh me autoritete përgjegjëse në Liban.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se riatdhesimi i tyre nuk është aspak i lehtë, ndërsa shtoi se për të rritur,që supozohet se janë angazhuar në vepra kriminale, lirimi është i pamundur.

“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hol është shuam i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundu evakuimin e atyre fëmijëve. Ne patëm plane ambicioze vitin e kaluar, por dy ngjarje të mëdha bënë që agjenda të ndryshojë, tërmeti dhe pandemia dhe të gjitha planet u shtynë, u ndryshuan.

Situata vijon të mbete e nderë në Liban, politike, me pandeminë. Kufijtë me sirianë janë të mbyllur, nuk dua të jap shpresa të kota, pro ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritet përgjegjëse në Liban. Në kamp janë shumë njerëz të vendeve të tjera po ashtu.

Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera.

Është me rëndësi të punojmë me kujdes. Duhet biseduar me shumëkënd për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë.

Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga a i ferr”, tha Lleshaj. /tch

të fundit

Karoglan nis punën te Partizani, debutimi në stol vjen të dielën ndaj Vorës

Mislav Karoglan së bashku me asistentin e tij duke drejtuar stërvitjenMislav Karoglan ka nisur menjëherë nga puna te Partizani, pasi…

11 minutes ago

Bulevardi mbushet me të rinj që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, policia përdor ujë me presion dhe protestuesit nuk tërhiqen

Një numër i lartë të rinjsh dhe studentësh janë mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë, duke tejmbushur Bulevardin në protestën ku…

12 minutes ago

Protestat shqiptare në fokusin e shtypit francez, “Le Monde” dhe “Le Figaro” raportojnë zemërimin ndaj Ramës

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha ndërkombëtare. Dy prej gazetave më të njohura…

14 minutes ago

LSDM: Milloshoski nuk mund të pretendojë se Ursula von der Leyen po gënjen

LSDM sot ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski lidhur me pretendimin për mospranimin e gjuhës maqedonase,…

20 minutes ago

MAPL zhvillon konsultime me komunat për Strategjinë e Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) po vazhdon procesin e konsultimeve me komunat dhe partnerët ndërkombëtarë për hartimin e…

25 minutes ago

Në debutimin historik në Conference League, Egnatia përballet me Midtjylland (VIDEO)

Egnatia - Midtjylland Egnatia 0-0 Midtjylland  UEFA Conference League: Raundi 1Stadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Stefan Ebner (austriak) FORMACIONET ZYRTARE: EGNATIA: Dajsinani; Adjessa, Albanese, Aleksi,…

27 minutes ago