Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbrëmjen e djeshme në Opinion, ka sqaruar përplasjen e protestuesve të shoqërisë civile me policinë gjatë fundjavës.
Ndërsa shihte imazhet, ku shihej policia ndërsa tërhiqte një qytetare, i pyetur nëse i dukeshin këto pamje Lleshaj tha:
“Këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Është një pamje e papëlqyeshme sigurisht, por shoqëria civile është një koncept shumë më i gjerë sesa 5 vetë që dalin hapur thyejnë një ligj në shërbim të qytetarëve. Sepse ka një ligj që ndalon tubimet publike në kohën e pandemisë. As tre veta nuk mund të dalin dhe ta sfidojnë ligjin kur ligji është në fuqi. Nëse do ta shihni me kujdes, kjo nuk është një ngjarje që meriton aq shumë vëmendje
Fevziu: Është një ngjarje që ka dominuar rrjetet sociale…
Lleshaj: Qytetarët janë në krah të policisë. Nëse të gjithë qytetarët do të silleshin kështu ne sot do të ishim në katastrfoë. Ka patur shumë zëra që kanë nxituar të arrijnë në përfundime krejtësisht të paprpranueshme. Kanë artikuluar fjalën turp për Policinë e Shtetit, në fakt askush nuk mund të artikulojë këtë fjalë për Policinë e Shtetit. Ata po bëjnë detyrën në mënyrën më korrekte të mundshme.
Mjafton të shihni pamjet e së njëjtës ditë përpara Bundestagut dhe do të shihni, që ka skena më të forta se këto.
Fevziu: Nuk kishte ansjë formë tjetër, të flitej me këta njerëz?
Lleshaj: Sigurisht, kur policia përdor forcën fizike e bën pasi konsumon gjithë të tjerat. Policia duhet të jetë një strukturë e verbër përpara ligjit, nuk mund t’i lemë policisë të interpretojë ligjin.
Fevziu: Policia ju ka vënë në dijeni, ka kërkuar urdhër?
Lleshaj: Jo dhe dua ta theksoj fort. Policia nuk vepron me urdhra, vepron me ligj, ka urdhër të përjetshëm të zbatojë ligjin.
Fevziu: Pasi patë këto pamje çfarë do u thonit këtyre policëve?
Lleshaj: Këtyre policëve nuk u them asgjë, kanë bvërë detyrën në përgjegjësi të plotë. Disa zërave të tjerë do u them të kenë kujdes kur i kërkojnë policisë gjëra kundër ligjit.
Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…
Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm,…
Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive…
Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë…
Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një…