Categories: Uncategorized

Në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, ja kur mbyllen votimet

Sot Maqedonia e Veriut nga ora 07 deri në 21.00 voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut 2020.

Në garën sotshme garojnë 15 koalicione e parti me 1578 kandidatë për deputetë. Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë dhe në votim patjetër duhet të mbahet maskë.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën zgjedhore dhe i cili nuk do të lejojë t’i vendoset spërkatës pa ngjyrë.

Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve edhe atë vetëm me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Përderisa votuesi gabon nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë zgjedhore. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta lëshojë vendvotimin pa e vendosur fletëvotimin në kuti.

Pas një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me aftësi të kufizuara dhe analfabetizëm sipas Kodit zgjedhor kanë të drejte me vete të marrin një person i cili do t’ju ndihmojë gjatë votimit.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetrit është i ndaluar

Prishja e sekretit të votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e bordeve zgjedhore janë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit. votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës zgjedhore paraqesin bazë për prishjes së sekretit të votimit dhe mund të sjellin deri në anulimin e zgjedhjeve.

Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të përpunojë kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një mijë deri në tre mijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Votimi përfundon në orën 21:00

Vendvotimi mbyllet në orën 21:00, ndërsa personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë.

Ndërprerje të votimit mund të ketë përderisa në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe përderisa policia është thirr dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Nëse i bëni këto veprime gjatë zgjedhjeve, do të dënoheni me burg ose me para

Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor të 11 dhjetorit të këtij viti, njofton Portalb.

Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim.
Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 100 euro.

Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin.
Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një 1.000 deri në 3.000 euro.

Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago