Categories: Uncategorized

Listat e hapura, demokrati tregon si do të votojnë qytetarët

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka shpjeguar gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” propozimin e opozitës së bashkuar për listat e hapura dhe mënyrën e organizimit të kësaj formule në fletën e votimit.

Duke shpjeguar konceptin e listave të hapura 100%, Bylykbashi tha: “Deklarimi publik në emër të opozitës është që listat duhet të jenë 100% të hapura. Ajo që u kalua në kushtetutë nuk sjellë lista të hapura. Në propozimin tonë lista do të jetë e hapur, që zgjedhësit të votojnë direkt për çdo emër, por të jenë ata që vendosin edhe renditjen e kandidatëve. Kandidatët në listë janë të renditur në rend alfabetik dhe më pas zgjedhësit votojnë emrin që duan në fletën e votimit”, tha Bylykbashi.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu mbi mënyrën se si do të votojnë qytetarët dhe nëse në fletën e votimit do të votohet vetëm kandidati, Bylykbashi tha:

Votojnë edhe partinë aty. Ajo varet nga fleta e votimit. Nëse emrat në fletë janë të renditur, në momentin që zgjedhësi vë kryqin tek kandidati, vota i shkon edhe partisë. Nëse vendos dy kryqe për dy kandidatë të ndryshëm, vota përsëri i shkon partisë.

Fevziu: Nëse ai bën 7 kryqe? Bylykbashi: Konsiderohet si votë për partinë, por jo për një kandidat të veçantë. Në fund do të ketë një numër votash të partisë dhe një numër votash të mbledhura nga kandidatë të veçantë. Totali i tyre jep numrin e votave të partisë. Të gjithë kandidatët do të renditen nga ai me më shumë vota, tek ai më pak vota.

Fevziu: E komplikon kjo procesin zgjedhor?

Bylykbashi: Jo nuk e komplikon, madje e bën më të thjeshtë. Në fund fare kemi një lloj personalizimi të një numri mandatesh mbibazën e votave që kanë marr. Vota e kandidatit dhe vota e partisë, bën shumën e votave të partisë. Llogariten kandidatët që do të hyjnë mbi këtë numër votash dhe renditen në bazë të numrit të votave. /opinion

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

15 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

36 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago