Categories: Uncategorized

Lista e pronave, SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Lulzim Berishës

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e disa pronave, mes tyre disa banesa, sipërfaqe toke e makina luksoze.

Bëhet fjalë për sekuestrimet e pasurisë së personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës dhe Lulzim Berishës.

Pasuritë u përkasin shtetasve:

Ardian Doçi banesë 3 katëshe

Artan Doci banesë 2 kate

Martin Bleta banesë 2 kate + papafingo

BMW e blinduar Lulzim Berishës

M.Doçi banesë 2 kate + njësi shërbimi

M.Doçi Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe 350 m2

Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke filluar nga data 07.02.2020 deri me datën 20.02.2020, ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje për pasuri të ndryshme të bllokuara në kuadër të zbatimit të parashikimeve të Aktit Normativ.

Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje.

Prokuroria e Posaçme, sot me datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë ) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)
Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.
Automjet tip “BMË”, i blinduar.
Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)
Tok arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)
Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)

Rastet e tjera tSPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Lulzim Berishës referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim, rast pas rasti, do të njoftohet mënyra e zgjidhjes së tyre. /albeu.com/

të fundit

Nga krudot dhe vera e bardhë, përfundojnë në burg 6 të arrestuarit në “Gjirin e Lalëzit”

Tre persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që u kapën nga RENEA në një restorant në zonën e Gjirit të…

3 minutes ago

Një rrëfim zemre: Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më…

42 minutes ago

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet…

49 minutes ago

Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen…

1 hour ago

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11…

2 hours ago

24 vjet nga rënia e Fadil Nimanit – Komandant Tigri

Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri në luftimet në Vaksincë të Kumanovës. Fadil…

2 hours ago