Categories: Uncategorized

Letra emocionuese e djalit me aftësi të kufizuara: Katër fëmijët hanë në tokë

Jetmiri është një djalë me aftësi të kufizuara. Ai i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” me një letër ku kërkon të ndihmohet familja e Ermirës në Kamzë.

Jetmiri ka parë përmes disa fotove gjendjen e vështirë të saj dhe fëmijëve. Historia dramatike e familjes së Ermira Salës u transmetua në emision të premten e kaluar.

Të lidhura

None found

Ata jetojnë në një çadër, në kushte ekstreme varfërie. Ermira thotë se vetë vuan nga probleme shëndetësore, burri i saj është i shtruar nga epilepsia në spital, ndërsa për fëmijët gjithë viti është agjërim pasi nuk kanë ushqim në tavolinë.

Kjo ështe letra e Jetmirit:

“Unë jam Jetmiri, një njeri me aftësi të veçanta. Jam drejtuar emisionit tuaj me një qëllim, sepse e di qe ju ndihmoni nevojtarin, të semurin, jetimin. Unë nuk kam ecur kurrë dhe karroca është gjeja me e shtrenjtë për mua, sepse me të mund të lëviz.

Nuk e di se si njerëzit nuk janë të lumtur, unë i shikoj tek ecin, tek flasin, tek përqafohen e unë nuk mund ta bëj, e përsëri them faleminderit Zotit sepse dal jashtë, kam shokë që rrinë me mua.

Kam parë se si dy të moshuarit e harruar mes malesh i sollët në qytet, kam parë se si Marglenit që humbi mamanë para disa ditësh e bëtë me shtëpi. Unë mezi pres ditën e premte ta shikoj se kush do të lumturohet sot.

Ju kërkoj ndjesë se po zgjatem, por unë nuk kam mundësi të flas si ju, dhe për këtë arsye zgjodha t’ju shkruaj.

Arsyeja qe po ju shkruaj është se kam pare fotot e një rasti qe me ka prekur shume, një familje e një motre që jeton ne një çadër.

Unë nuk e njoh, nuk e kam asgjë, por nuk mund te rrija pa ju shkruar kur e pashe se ne çfarë kushtesh jetojnë. Kam biseduar me Ermirën dhe i kam thënë do t’i sjell unë “Shqiptaret për Shqiptaret”.

Në fakt nuk e di nëse a do t’ia arrije apo jo, por Zotit i lutem që ju ta merrni parasysh këtë mesazh.

Kam folur me Ermirën me mesazhe, i dhashë shprese asaj edhe vetes, që zëri im do të dëgjohet. Aty jetojnë katër femijë, të cilët hane në toke.

Ermira qan shpesh, fëmijët po ashtu, nuk është e lehte t’i dëgjosh vuajtjet e saj. Vetë është e sëmurë, por ajo ka hallin e fëmijëve. Ndaj ju lutem merreni parasysh këtë mesazh, unë jam me aftësi të veçanta e nuk mundem të bej me shumë se t’ju shkruaj.

Nëse fëmijët e Ermirës do të kenë një strehe, do te ishte sikur te jem ndihmuar edhe unë. Me shpresë se do të më përgjigjeni, me padurim Jetmiri”.

Sidrit Bejleri vizitoi Jetmirin dhe së bashku shkojnë tek banesa e re e Ermirës. Gjithçka është përgatitur me kujdes për surprizën e Ermirës.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

3 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

3 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

3 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

4 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

4 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

4 hours ago