Lëkundje të tokës janë ndjerë në zonën e Dibrës. Sipas të dhënave të MSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 dhe thellësi 2 kilometra.
Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj, tha se nuk ka vend për panik, pasi kanë qenë lëkundje të lehta. Në një lidhje telefonike për “Report Tv”, Imeraj shtoi se nuk raportohet për dëme apo emergjenca për shkak të lëkundjeve. Pas lëkundjes së parë, grupet e emergjencave kanë dalë në terren, për verifikimin e situatës.
“U ndjenë dy lëkundje që ishin të lehta dhe të shkurta. Deri në komunikimet e tanishme, nuk kemi dëme materiale. Nuk u ndjen shumë si lëkundje, dhe nuk ka nevojë për panik. Janë ngritur grupet e emergjencave në terren, për emergjencat që mund të kenë”, tha Imeraj.
Në lidhje me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Imeraj tha se fatmirësisht nga ky tërmet janë prekur vetëm 2 familje. Aktualisht ndodhen të strehuara në shtëpi me qira, që paguhet me bonusin e Bashkisë.
“Tërmeti i 26 nëntorit në rrethin tonë në Dibër, kanë qenë të prekura vetëm 2 familje dhe nuk janë më në çadra, dhe janë sistemuar në shtëpi me qira që paguhet nga bonusi i Bashkisë. Shpresoj të mos ketë asnjë dëmtim, as me tërmetin e tanishëm”, tha Imeraj.
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…