Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se do të votojë marrëveshjen, pavarësisht se opozita parlamentare u deklarua kundër.
Sipas tij janë 11 deputetë të cilët që prej datës 6 qershor janë shprehur pro marrëveshjes ndërsa emrat do të dalin hap pas hapi.
None found
Maliqi tha se 11 deputetë të opozitës do të votojnë pro, një pjesë e tyre nuk kanë dashur ta bëjnë publike, ndërsa bëri apel që të shkohet në votim sa më shpejt për të përmbushur një nga kushtet e BE-së.
“Jemi mbi 11 deputetë që i shërbejmë integrimit të vendit. Jemi shumë të vonuar. Edhe sot numri 2 i partisë së Merkel tha që të votojmë marrëveshjen e 5 qershorit.
I bëj thirrje deputetëve të tjerë mos t’iu përdorë Edi Rama, ndaj hajdeni dhe votoni pro integrimit.
Marrëveshjen e bërëm në sy të ndërkombëtarëve ndaj skemi pse të fshihemi dhe të shkojmë ta votojmë sa më parë.
Tashmë janë 86 vota dhe të shkojmë ta votojmë Reformën Zgjedhore dhe mos të lejojmë Ramën të bëjë lojra.
Janë mbi 11 deputetë pro marrëveshjes, shqiptarët ta dinë se ne jemi një gati që një orë e më parë të shkojmë në zgjedhje.”- deklaroi Maliqi. /albeu.com/
Me anë të një reagimi, Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists, ka reaguar për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van…
Përkundër se të gjitha mediumet italiane e kishin paralajmëruar Edon Zhegrovën startues në ndeshjen e Juventusit në udhëtim te Fiorentina,…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…
Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orban, është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e…
Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…
Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…