Categories: Uncategorized

Lala: Atentati i Gjinit, i ngjashëm me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi

“Ngjarja që më shkoi që në momentin e parë ne mendje ishte ajo e Skerdilajd Konomit, koha dhe vendi ku është gjetur, pra po jepej një mesazh i qartë…”

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka bërë një paralelizim mes atentatit të Preng Gjinit në Tiranë dhe atij të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, po në shtator, por 11 vite më parë në mes të Vlorës.

Të lidhura

None found

Sipas saj kur u njoftua për atentatin me eksploziv tek Ura e Selitës, ngjarja e parë që i erdhi ndërmend ishte pikërisht ajo e gjyqtarit Konomi.

Lala thekson se autorët dhanë një mesazh të qartë, teksa shton se me shumë mundësi atentati vjen prej përplasjes së fortë të fiseve Gjini- Reçi.

”Në momentin e parë ishte e paqartë. Kemi siguruar pamjet nga momenti i parë të personit. Ngjarja që më shkoi që në momentin e parë ne mendje ishte ajo e Skerdilajd Konomit, koha dhe vendi ku është gjetur, pra po jepej një mesazh i qartë.

Krimi i organizuar nuk pyet nëse vret dhe kalimtarë, do të arrijë qëllimet. Familja Gjini ka pasur edhe të tjerë të vrarë. Ky është vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar me kallashnikov para Katedrales në Rrëshen, para familjes së tij.

Bëhet fjalë për një përplasje të fortë të fiseve në Rrëshen. Vëllai i tij ka qenë pjesë e grupit kriminal të Met Kananit”– tha Lala.

të fundit

Rritet në 86 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë, vazhdojnë kërkimet

Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...]Read More...

8 seconds ago

Akuzohet se falsifikoi dokumente për 9 vite, Prokuroria çon për gjykim noteren në Fier (EMRI)

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…

2 minutes ago

VIDEO/ Polemika në Kategorinë e Parë: Pogradecit nuk iu njoh goli, vendimi i arbitrit dhe anësorit shkakton debat

Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…

6 minutes ago

Dodge zbulon Charger-in Mopar ’27 për 90-vjetorin, prodhimi kufizohet në 270 makina

Dodge ka prezantuar Mopar ’27 Dodge Charger, një edicion të kufizuar të krijuar për të shënuar 90-vjetorin e Mopar, markës…

6 minutes ago

Arnis Ademi, mbrojtësi i ri i Fiorentinës pranë debutimit në Serie A: Kosova më kontaktoi dhe kam lidhje të veçanta emocionale

Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…

17 minutes ago

Barcelona shqyrton shitjen e Baldes dhe ndjek dy kandidatë për zëvendësimin e tij

Barcelona po e konsideron largimin e Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit si një mundësi për të krijuar hapësirë…

18 minutes ago