Categories: Uncategorized

“Lajme të mira”, epidemiologu Alimehmeti publikon të dhënat për COVID-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti teksa ka bërë një pasqyrë të përhapjes së COVID-19 në botë ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët.

Sipas tij virusi po dobësohet dhe këtë e tregojnë shifrat, se pavarësisht rritjes së rasteve të reja kemi më pah persona që po humbin jetën.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë: “E vërteta nuk kërkon askënd. Ajo pret që ta gjejnë!” Cit.: Suzy Kassem

Lajme të mira nga shumë shtete miqtë e mi! Shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-CoV-2.

Për këtë nuk duhet t’i mbajmë sytë vetëm te rastet e reja, por t’i shohim ato së bashku me problemin më të lartë të sëmundjes (vdekjet).

Në krahasim me periudhën mars-prill, tashmë në shumicën e shteteve kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja. Ka një diferencë shumë të dukshme mes tyre. Konkretisht:

Francë: numri i rasteve të reja është pothuajse i njëjtë me periudhën mars-prill, por vdekshmëria është krejtësisht e ulët. (Fig. 1)

Spanjë: numri i rasteve të reja është në rreth 60% të periudhës së mars-prillit, por vdekshmëria është sërish krejt e ulët. (Fig. 2)

Kujtoj që, në verbërinë e saj, Spanja ditët e kaluara ka nxjerrë ushtrinë nëpër rrugë! Hollandë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 3)

Çekia: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 4) Belgjika: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 5)

Danimarkë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 6) Zvicër: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 7)

Austria: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 8 Gjermani: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 9)

Itali: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 10) E kështu mund të vazhdoja për shumë shtete të tjera, por për efekt gjatësie të mesazhit po ndalem.

Dy raste që do të trajtoj me në veçanti janë SHBA dhe Suedia. Kjo sepse SHBA-të janë krejtësisht kontinent tjetër, si edhe kanë dinamika dhe demografi shumë më ndryshe se Europa, ndërsa Suedia, siç e dimë, nuk ka pranuar mbylljen e shoqërisë (lockdown) kurrë.

SHBA: numri i rasteve të reja është më shumë se dyfishi i periudhës mars-prill, por vdekshmëria është më pak se gjysma e periudhës mars-prill. (Fig. 11)

Suedia: ka qenë në rritje rastesh të vazhdueshme deri në fund të qershorit, duke arritur dyfishin e vlerave të mars-prillit, por vdekshmëria filloi të bjerë që në gjysëm të prillit dhe vazhdoi të binte vazhdimisht duke arritur në vlera krejt të ulëta tashmë. (Fig. 12)

Këto dinamika vijnë për shumë arsye të ndryshme (lista nuk është e plotë, pasi mund të ketë edhe arsye të tjera):

Përmirësimi i protokolleve të trajtimit mjekësor; Heqja e medikamenteve pa efekt ose të dëmshme; Rritja e kapaciteteve spitalore, intensive dhe jointensive

Integrimi i mjekut të familjes në trajtimin e hershëmRritja e eksperiencës së stafit mjekësor në diagnostikimin dhe trajtimin e COVID-19

Përshtatja e virusit me njeriun, përmes mutacioneve të tij. (Literatura shtohet përditë në këtë drejtim dhe do të fokusohem më shumë në një tjetër postim).

të fundit

Eurodeputeti Fragkos: Shkupi, “shtet pa bazament historik”, kërkesa për anëtarësim në BE është qesharake

Eurodeputeti grek në Parlamentin Evropian Emanuil Fragkos (Fragkulis), ka adresuar kritika të ashpra ndaj eurointegrimit të Maqedonisë, duke e quajtur…

1 minute ago

Return of Serbian prosecutors rejected by KPK – Burjani: Return cannot be automatic

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e mbajtur më 20 korrik, hodhi poshtë kërkesën e pesë prokurorëve serbë dhe…

3 minutes ago

LDK signature verification completed, no date yet for the Assembly

Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve të delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku…

3 minutes ago

25-year-old with extensive criminal record, including murder, arrested in North Mitrovica

Një 25 vjeçar me inicialet M.P, është arrestuar të hënën në Mitrovicën e Veriut, i dyshuar për dëmtimin e dy…

4 minutes ago

Morgan Rogers, transferimi i pestë më i kushtueshëm në historinë e futbollit; Chelsea shënon një rekord të ri

Chelsea ka hyrë në histori me transferimin e Morgan Rogers për 137.3 milionë euro nga Aston Villa, duke e futur…

4 minutes ago

Primary school support staff in Prishtina without June salary, threatened with boycott and protest

Nga e marta e javës së ardhshme punëtorët teknik të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës nuk do të paraqiten…

4 minutes ago