Categories: Uncategorized

Lajm i mirë! Sipas ekspertëve, Shqipëria është në fund të valës së Covidit

Fundi i verës po jep sinjale pozitive në lidhje me situatën nga përhapja e virusit. Epidemiologët po vënë re rënie të ndjeshme të pozitivitetit në popullatë dhe rritje të numrit të personave të shëruar.

Ilir Alimehmeti tregon se edhe Shqipëria po i afrohet situatës se vendeve të tjera, por me disa javë më vonë. Dy mendohet të jenë arsyet që po na çojnë në këta tregues, cikli i virusit dhe sjellja e qytetarëve.

“Numri i të shëruarve ka filluar të jetë më i madh se numri i rasteve të reja, përqindja e rasteve pozitive ka nisur të bjerë. Para tri javësh ishte 23%, para dy javësh ishte 19%, dhe ditët e fundit është 10-14%. Maqedonia që është në kurbë epidemiologjike para nesh, tani është në rënie dhe përqindja e pozitivitetit atje është 4-5%. Duket se dhe ne, pas një jave, do të ndjekim të njëjtën situatë”.

Sa i përket nivelit të rasteve të rënda dhe humbjeve të jetës, Alimehmeti thotë se do të duhen edhe disa javë që këta tregues të pësojnë ulje. Sipas tij respektimi i masave janë çelësi i suksesit në këtë epidemi. Dy javë para fillimit të mësimit, epidemiologu rekomandon masa strikte në shkolla, si dhe kryerjen e tamponit për të gjithë mësuesit para nisjes së vitit shkollor.

“Prindërit dhe mësuesit të kenë sa më pak kontakte mes tyre, mësuesit të respektojnë masat dhe jo vetëm në letër. Një tjetër mendim është mundësia e testimit të gjithë mësuesve para fillimit të vitit, për ta nisur shkollën me një ambient të pastër, pa virus. Ne kemi çdo ditë 100 raste të reja, ndonjë prej tyre mund të jetë edhe staf mësimor dhe nuk e dinë pasi mund të jenë asimptomatikë”, thotë Alimehmeti.

Për situatën në dimër ende nuk mund të bëhen parashikime. Por referuar vendeve të gjysmës tjetër të globit që janë në kushtet e stinës së ftohtë epidemiologët nuk kanë vënë re ndryshime të mëdha. Megjithatë, është ende herët, sipas tyre, për atë që quhet valë e dytë e koronavirusit./a2

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago