Kontakti me një person pozitiv nga koronavirusit nuk përkthehet automatikisht në infeksion.
Rovena Daja, eksperte e ISHP-së, e ftuar në Ora News tregoi një rast konkret ku disa persona kishin pasur kontakt me një nga rastet pozitive dhe nuk ishin infektuar.
Daja: Çdo person pozitiv mund të ketë infektuar shumë persona. Por sot kam marrë në kontakt disa persona që ishin shokë të ngushtë të pacientit të tretë të diagnostikuar pozitiv.Ishin miq dhe shokë që kishin pasur goxha kontakt me njëri-tjetrin. Kontakti i fundit kishte qenë në 6 mars.
Sot kishin kaluar 14 ditë në izolim, nuk kanë pasur asnjë shenjë klinike.Sot më telefonuan që periudha jonë e inkubacionit mbaroi, nuk patëm asnjë shenjë dhe nuk janë infektuar. Nuk është e thënë që të kemi kontakt bashkë, sepse mund të kemi qëndruar në distancë, nuk është e thënë të jem infektuar me ju. Disa persona pozitive që i kam intervistuar nuk kanë pasur shumë kontakte.
Për personat që janë pozitivë dhe qëndrojnë në shtëpi ajo tha se u rekomandohet përdorimi i paracetamolit nëse kanë temperaturë dhe e shurupit për kollën.
Daja: Ju është rekomanduar të përdorin paracetamol për temperaturën, për koll shurupe. Në Shërbimin Infektiv kanë skema të tjera mjekimi./oranews
Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë…
Temperaturat e larta këtë të diel kanë bërë që qytetarët të “arratisen” drejt bregdetit. Një numër i lartë pushuesish kanë…
Ana Kabashi dhe Kevini, çifti që i dha jetë një romance brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duket se…
Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që konsiderohet…
Portugalia dhe Spanja do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. Për…
Dy vjet pas transferimit të Jude te Real Madrid, Borussia Dortmund po përgatitet të mirëpresë një tjetër anëtar të familjes…