Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal.
Është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën,urdhërohen drejtoritë e emigracionit,të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020.
Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar proçedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banësës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.
Procedura kryhet brenda 48 oreve nga dita e dorëzimit të dokumentave. Me këtë shtyrje,mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi. Që prej fillimit të kësaj proçedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë,shumica derrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë.
Kërkesa më e madhe për krahë pune ka qënë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë në sektorin e frutikulturës. Shtyrja e re, pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë, të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave në zonën e Larisës, Volosit, si dhe për sezoni e mbledhjes së ullinjve dhe portokalleve në vjeshtë.
Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës,në proçese të cilat nuk preferohen prej vendasve, pavarësisht se prej krizës së Covid-19, parashikohet rritja e papunësisë në vend me mbi 100.000 persona./ Topchannel
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…