Categories: Uncategorized

Lajm i keq nga SHBA: Koronavirusi i merr jetën 3 shqiptarëve, mes tyre një 29-vjeçar

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kryesisht ata që nuk kanë as dokumente dhe janë gjendur për arsye të ndryshme janë më në rrezik jete. Por, tre shqiptarë janë tashmë të konfirmuar që kanë humbur jetën në SHBA nga koronavirusi.

Mes tyre edhe një i ri 29 vjeçar. Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, gazetarja shqiptare Kozeta Turishta ndau të dhënat më të fundit sa i përket shtetit të Nju Jorkut duke theksuar se situata atje është dramatike.

“Tre shqiptarë janë viktima në Neë York, një djalë i ri 29 vjeç ka vdekur 2 dite më parë. Ishte martuar pak muaj dhe ka ndërruar jetë. Një shqiptar pak para se të lidhesha me ju më njoftuan që në Nju Xhersi ka humbur jetën dhe familjarët nuk e përcjellin dot në banesën e fundit.

Mikesha ime më e mirë është e infektuar nga koronavirus dhe ka shume shqiptare të tjerë të prekur, që kanë simptoma dhe nuk janë simptoma si të gripit te thjeshte janë më komplekse”, – përfundoi Kozeta.

Gazetarja shqiptare e cila prej disa vitesh është shkëputur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se Nju Jork është gjunjëzuar tashmë nga Covid-19 , duke i cilësuar shifrat e fundit si bilanc lufte.

“Unë jam në Nju Jork, jam në karantinë dhe situata është tepër kritike. Nju Jork është epiqendra e Covid 19. Bilanci është bilanc lufte. 67 mijë të infektuar 900 të vdekur nga virusi dhe ndërsa në Amerikë janë më shumë se 3 mijë të vdekur. Brenda 24 orëve vdesin më shumë se 100 persona.

Situata nuk është fare e mirë. Nëse del në rrugët e Nju Jorkut është e frikshme. Spitalet janë të tejmbushura. Presidenti Trump solli anijen spitalore të katërt, e cila duket sikur të jep një shpresë. Ky virus është një armik i padushkëm”, u shpreh Turishta

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

35 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

49 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago