Categories: Uncategorized

“Laboratori i falsifikimeve”, Gjykata liron dy nga të arrestuarit

Gjykata Penale e Tiranës liron nga qelia 2 nga 6 personat e arrestuar dje për falsifikimin e dokumentave, kartave të identitetit, pasaportave, etj., e që akuzohen se kanë ndihmuar një numër të lartë personash për ti kaluar drejt vendeve të BE në mënyrë të jashtëligjshme.

Me kërkesë prokurorie, gjykata caktoi detyrim paraqitje për punonjësin e Bashkisë Tiranë, 29 vjeçarin Enzo Hysko dhe Valbona Badenin.

Të lidhura

None found

Ndërsa për organizatorin Lirim Shini dhe bashkëpunëtorët e tij Agron Hoxha, Henri Kurti dhe Myslym Hysko u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Masa është mbajtur me dyer të mbyllura.

Njoftimi i policisë për aksionin

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së.

Operacioni policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti, me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 6 persona.

Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë.

Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara.

Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tinarë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L.Sh., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë.

Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit A. T., E. S., V. S., E. R., P. B. dhe Th. T.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

të fundit

Macron after shootings near Paris: “A turning point for France, a racially motivated terrorist attack

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…

3 hours ago

Macron pas të shtënave pranë Parisit: “Një pikë kthese për Francën, sulm terrorist me motive raciste

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…

3 hours ago

Ronaldinho sërish në fushë në moshën 46-vjeçare, Ravenna cakton debutimin më 15 nëntor

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të debutojë si profesionist në moshën 46-vjeçare, duke luajtur për skuadrën italiane Ravenna, në…

4 hours ago

VIDEO/ Klidman Lilo shkëlqen me pritjet ndaj Leverkusenit, mediat greke mahniten nga 23-vjeçari

Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, debutoi mbrëmë në një kompeticion europian për klube [...]Read More...

4 hours ago

Horoskopi 24 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me…

4 hours ago

Protests in Tirana, Jim McGovern calls for an end to violence and for citizens to be heard

Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës…

4 hours ago