Categories: Uncategorized

Laboratori amerikan dha sinjale shprese për ilaçin Remdesivir kundër Covid, reagon OBSH

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanon Ghebreyesus, thotë se OBSH-ja ka vepruar “me shpejtësi dhe vendosmëri’ për t’iu përgjigjur krizës së pandemisë së koronavirusit.

4636EAB2-842D-493B-B5D1-59FF45C46977_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s

Të lidhura

None found

“Që në fillim, Organizata ka vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri në përpjekje për të paralajmëruar botën”, tha ai gjatë një konference për media në Gjenevë.

Gjatë muajve të fundit, OBSH-ja ka trajnuar 2.3 milionë profesionistë të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, tha Tedros.

Mike Ryan, një ekspert kryesor i OBSH-së për emergjencat, tha se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara po planifikon një “rritje” të nivelit të testimit në vendet me standard të ulët.

“Pajisja me teste është ende një çështje kritike, në shumë pjesë të botës”, tha Ryan.

Ai gjithashtu nuk pranoi të komentojë raportet e publikuara më 29 prill se ilaçi nga kompania amerikane Gilead Science mund të ndihmojë në trajtimin e COVID-19.

“Unë nuk do të doja të bëja komente specifike sepse nuk e kam lexuar studimin në detaje,” tha Ryan, duke shtuar se ndonjëherë duhen më shumë studime për të përcaktuar efektivitetin e një ilaçi.

“Shpresojmë që ky ilaç dhe të tjerët të dëshmojnë se janë të suksesshëm në trajtimin e COVID-19”.

Laboratori amerikan njoftoi të mërkurën, se ilaçi i tij remdesivir tregoi rezultate “pozitive” në pacientët me COVID-19.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nga ana tjetër, tha se është lajm i mirë se ky ilaç mund të ndihmojë në luftimin e koronavirusit, ndërsa Anthony Fauci, zyrtari kryesor shëndetësor i SHBA-së, tha se të dhënat treguan se ilaçi po ndihmonte të sëmurët me COVID-19 , dhe se zvogëlon kohën që duhet për tu shëruar nga virusi.

Por, ai shtoi gjithashtu se ilaçi duhet të analizohet më shumë./REL

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

6 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

6 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

6 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

6 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

6 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

6 hours ago