Categories: Uncategorized

La pas tre vajza, Komuniteti Mysliman reagon për vdekjen e mësuesit

Gazjon Rusi 39 vjeç, humbi betejën me Covid-19 mbrëmjen e të dielës në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sikundër u raportua më herët, ai ishte mësues i matematikës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe prej ditësh ndodhej i shtruar në gjëndje shume të rëndë, i intubuar.

Lidhur me ngjarjen e trishtë, ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, KMSH thotë se ‘Gazjoni, baba i tri vajzave, prej disa ditësh ndodhej i shtruar në gjendje shumë të rëndë në Spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë’.

Postimi i plotë

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës Gazjon Rusi.

Gazjoni, baba i tri vajzave, prej disa ditësh ndodhej i shtruar në gjendje shumë të rëndë në Spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

I lutemi Allahut ta mëshirojë atë dhe familjes ti japë durim në këto momente kaq të vështira.

Gjithashtu i shprehim ngushëllimet të gjithë miqve, kolegëve të tij, nxënësve të medresesë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Gazjonin, duke i ftuar ti lutemi sëbashku Allahut Mëshirplotë për shpirtin e tij.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago