Categories: Uncategorized

La jetime 3 fëmijë! Ish-burri vret ish-gruan dhe vëllain e saj në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Mirditën.

Vëlla e motër janë gjetur pa jetë në oborrin e banesës. Viktimat janë Vladjon e Esmeralda Filopati.

Mësohet se babai i viktimave quhet Fran Filopati ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen Zall Zme të fshatit Kodër-Rrëshen në Mirditë.

Alda ishte divorcuar tre vite më parë nga ish-bashkëshorti ndërsa mësohet se kishte 3 fëmijë, ndërkohë ishte rimartuar në Lezhë.
Dyshimet e para të policisë janë se krimin e rëndë mund t’a ketë kryer ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci.

Informacion paraprak:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjendhe arrestimin e autorit. /albeu.com/

të fundit

FIFA po mundohet ta mbulojë një skenë të turpshme para fillimit të Kupës së Botës për Klube

FIFA ka bërë një ndryshim në minutën e fundit para nisjes së Kupës së Botës për Klube me 32 ekipe,…

38 minutes ago

EMRI/ Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e Erjon Veliaj, kryebashkiak i Tiranës aktualisht nën arrest…

57 minutes ago

Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi

Real Madrid mund të përballet ende me pengesa në përpjekjet për të siguruar një objektiv kyç të afatit kalimtar të…

1 hour ago

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajt…

1 hour ago

Meriton Mjekiqi nuk heq dorë nga vajzat me famë, ja kush është partnerja e re e moderatorit

Meriton Mjekiqi nuk gjen paqe në jetën e tij private. Viti i fundit ka qenë një vit që ka sjellë…

2 hours ago

“Plas” në Serbi, Presidenti Vucic del kundër Federatës, shkak ndeshja me Shqipërinë dhe Anglinë

Fakti që ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiæ” ka ngjallur dyshime të shumta rreth sigurisë së këtij…

2 hours ago