Marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike është bllokuar për shkak të postit të kryeparlamentarit. Ato nuk janë zhbllokuar as pas takimit të tretë me radhë.
Burime të “Kohës Ditore” brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se në takimin e së enjtes LDK-ja ka kërkuar që të rihapet çështja e postit të kryeparlamentarit, “krahas ndarjes së barabartë të ministrive dhe zotimin e votave të VV-së për postin e presidentit”.
Por Albin Kurti, sipas këtyre burimeve, ka thënë se nuk e “djeg” njeriun e dytë të partisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Për të, zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, edhe me votat e LDK-së, është proces i pakthyeshëm.
Sa i përket presidentit, VV-ja është pajtuar që propozimi i kandidatit t’i takojë Lidhjes Demokratike. Në Vetëvendosje ka munguar një qëndrim zyrtar përkitazi me diskutimet e së enjtes. Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së e kanë konfirmuar ofertën që ia kanë bërë LDK-së dhe atë se negociatat kanë ngecur tek çështja e kryeparlamentarit. Por, kanë refuzuar të tregojnë se po kërkojnë kthimin e negociatave tek kushtet fillestare.
Spanja sapo ka miratuar një ligj të ri për ta bërë ushqimin shkollor më të shëndetshëm. Duke filluar nga prilli…
Edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga zhdukja e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, pas çarjes së një dige në Klos, nuk…
Bill Gates, do të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale në dy dekadat e ardhshme. Miliarderi ka deklaruar…
I ftuar në “Live From Tirana” ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me…
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi, foli lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit,…
Një arritje revolucionare në shkencën mjekësore: studiuesit nga King’s College London dhe Imperial College kanë rritur për herë të parë…