Categories: Uncategorized

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut deri në mesnatë duhet të votojë qeverinë e re

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të dielën ka vazhduar debatin për votimin e qeverisë së re që do të drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

I nominuari për kreun e qeverisë, në prezantimin e programit para deputetëve prioritet i ka dhënë përballjes me pandeminë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapjes së negociatave me BE-në, reformave në administratë e gjyqësor si dhe zhvillimit ekonomik, por edhe raporteve të mira me vendet fqinje përmes zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Do të angazhohemi për ndërtimin e shtetit demokratik, përballjen me pandeminë, ngritjen e ekonomisë, rritjen e pensioneve dhe të pagave. Do të luftojmë fuqishëm krimin dhe korrupsionin. Jemi të angazhuar me forcimin e shtetit ligjor, sundimin e ligjit, të kemi gjyqësi të pavarur dhe administratë efikase”, ka deklaruar Zaev.

“Qeveria e re është e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ne do të vazhdojmë me zbatimin edhe të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është baza e bashkëjetesës ndëretnike. Përpara nesh është një periudhë në të cilën si shtet do të marrim shumë më tepër, sesa do të japim. Ne jemi të përkushtuar të hapim 80 për qind të kapitujve të negociatave në katër vitet e ardhshme”, shtoi ai, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pandemia dhe integrimi evropian, sfida kryesore të qeverisë së re

Por, deputetët e opozitës në fjalimet e tyre thanë se qeveria e re nuk do të dallojë nga e kaluara, duke e akuzuar për rrënimin e shtetit, të ekonomisë, rritjen e krimit dhe të korrupsionit, por edhe siç thanë për “tradhëti kombëtare”, duke përmendur ndërrimin e emrit të shtetit.

“Qeveria e re e LSDM-së dhe BDI-së është një koalicion gënjeshtrash që do të përballet me protesta masive në vjeshtë. Kjo qeveri do të jetë me afatin më të shkurtër. LSDM premtoi një koalicion pa BDI-në pasi e kishte akuzuar për korrupsion dhe krime të rënda, ndërsa pa turp e prezanton si parti që do të shtyjë përpara proceset. Kjo qeveri është qeveria e krimit dhe e mashtrimit”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e opozitës shqiptare në fjalimet e tyre u ndalën në, siç thanë, “mashtrimin e madh të BDI-së për kryeministrin shqiptar”.

“BDI në opozitë – pse jo, kryeministër shqiptar – pse jo, dhe asnjëra dhe as tjetra. Naser Zyberi (kandidat i BDI-së për kryeministër) ishte simbolik e manipulimit. Në vitin 2011 ju e larguat përdorimin e gjuhëve nga prioriteti për shkak të anëtarësimit të vendit në NATO. Në vitin 2014 e larguat pozitën e kryeparlamentarit shqiptar nga prioritetet, për shkak të, siç thoshit, luftës në Ukrainë, dhe me logjikën e njëjtë besoj se edhe tani keni larguar kandidatin për kryeministër shqiptar për shkak të krizës në Bjellorusi”, ka deklaruar Elmi Aziti, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Debati për qeverinë e re, në bazë të rregullores mbi punën e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë, mund të vazhdojë me së voni deri të dielën në mesnatë kur edhe duhet të bëhet votimi i saj.

Për zgjedhjen e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi. Koalicioni BDI-LSDM kanë 62 vota, përfshinë një votë të PDSH-së, që gjithashtu do të jetë pjesë e qeverisë.

BDI-ja në qeverinë e re do të ketë gjashtë ministri. Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet, Artan Grubi. Me Ministrinë e Punëve të Jashtme do të udhëheq Bujar Osmani, ndërsa Fatmir Besimi me Ministrinë e Financave. Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kurse Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet ministër i Bujqësisë.

Qeveria ul numrin e ministrive, Kuvendi rrit numrin e nënkryetarëve

Resorët tjerë i takojnë LSDM-së. Me Ministrinë e Brendshme do të udhëheq Oliver Spaskovski, Radmilla Sheqerinska do të jetë ministre e Mbrojtjes, Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska, ministre e Arsimit, Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë, Goran Milevski, ministër i Pushtetit Lokal, Bllagoj Bocvarski i Transportit, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, dhe Kulturës Irena Stefoska.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago