Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy personave banues në Ttiranë.
Flamur Lena, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Gjelosh Vukzaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë duhet të deklarojnë pasurinë me shkrim, brenda 48 orësh.
Përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
OFL, 27 gusht
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• F. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
• Gj. V., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Erogen Brajoviç i cili ishte shënjestër e atentatit të mëngjesit të sotëm në Shkodër mësohet se ndodhet në gjendje jashtë…
Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ishte i habitur me heshtjen e SPAK-ut për…
Kosova ka arritur një fitore historike, duke mundur 2-0 në Prishtinë skuadrën e Suedisë, e vlefshme për Grupin B të…
Një moment emocional është regjistruar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë…
Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Izraelit dhe Italisë, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë, nisi me tensione…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga masakra në Shkodër me…