Categories: Uncategorized

Kush janë 5 kandidatët në garë për kryetar të Bordit të AMF-së

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat për pozicionin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kandidatët që kishin dorëzuar dokumentacionin dhe ishin të ftuar në mbledhjen e sotme ishin Julian Naqellari, Sonila Rreshka, Endrit Bushati, Pajtim Melani, Onorita Jata dhe Olsi Çoku.

Të lidhura

None found

Komisioni përjashtoi nga gara vetëm Onorita Jatën për mosplotësim kriteresh ndërkohë që pati diskutime për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kriterin e 7 viteve eksperiencë nga të cilat 5 në tregjet bankare dhe financiare dhe se duhet që tregjet financiare duhet të mbikëqyren nga drejtues profesionistë ekonomistë me eksperiencë.

Kandidati i parë Naqellari u shpreh me rezerva për ligjin e ri që rregullon veprimtarinë e kriptomonedhave duke i cilësuar me risk të lartë dhe se ishte skeptik për zhvillimin e tyre. Nga ana e saj Sonila Rreshka relatoi se AMF duhet të bëjë me shumë në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të MoneyVal për pastrimin e parave por kryetarja e Komisionit Milva Ekonomi u shpreh se duhet të ishte më e përditësuar pasi tashmë Kuvendi e ka miratuar paketën ligjore sipas rekomandimeve. Kryetarja e Komisioinit kërkoi plotësimin me dokumentacion për eksperiencën ekonomike-financiare për kandidatin Bushati i cili ka ana e tij u shpreh se kishte një sërë angazhimesh si konsulent përfshirë dhe antarësinë në Bordin e Universitetit të Sporteve.

Ish-kryetari i Bordit, Pajtim Melani u shpreh se paketa e miratuar e tre ligjeve financiare të miratuara së fundi duhet parë jo vetëm në funksion të zhvillimit të tregjeve financiare dhe mbrojtjes së investitorëve por edhe në harmonizimin mes tregjeve nën mbikëqyrje dhe zhvillimin e teknologjive të reja blockchain në sigurime, tregje financiare por edhe në ndërveprimin me regjistrat e hipotekave/pronave, karteleve të shëndetit publik, kontratave të shërbimeve utilitare, ujësjellës, energji, komunikime elektronike dhe postare etj. Melani u shpreh për tregtimin në Bursë të obligacioneve private(letrat tregtare), emetimin e obligacioneve bashkiake, më tej të atyre qeveritare dhe listimin e aksioneve të shoqërive me kapital shtetëror dhe shoqërive anonime me kapital private.

Gjithashtu u shpreh se AMF do të përqëndrohet në zhvilimin e pensioneve private dhe propozimin pa vonesë pligjit Bonus-Malus për sigurimin e detyrueshëm motorrik.

Kandidati z. Çoku u shpreh se ka eksperiencë të gjatë si këshilltar ligjor sidomos në fushën e gazit natyror dhe këmbënguli sërish në përmirësimin e rregulloreve të AMF-së sipas eksperiencës britanike ku më shumë rëndësi ka cilësia sesa sasia. Kryetarja e Komisionit u shpreh se intereson më shumë idetë për tregun shqiptar të shërbimeve financiare që mbetet shumë lart atij britanik ndërkohë që kandidati Çoku u shpreh se duhet më shumë punë që të mbrohen konsumatorët.

Kryetari i Bordit është pozicioni më i rëndësishëm në institucionet mbikëqyrëse dhe rregullatore të tregjeve financiare dhe së bashku me Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës formësojnë Grupin Këshillimor të Stabilitetit Financiar. Kryetari Bordit është jo-ezekutiv dhe sipas nenit 15 të ligjit “Për AMF” drejton mbledhjen e Bordit, urdhëron ngritjen e komiteteve të kontrollit, objektin e punës, si dhe afatet për shqyrtimin e çështjes, i propozon Bordit ngritjen e komiteteve këshillimore, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoriteti dhe merr kompetenca të tjera, të akorduara me vendimmarrje të Bordit.

Në fund të mbledhjes Komisioni Ekonomisë vendosi që të pesë kandidaturat t’i propozohen seancës së Kuvendit për votim. Aktualisht Bordi i AMF-së është me vetëm 3 nga 5 anëtarë, në mungesë të kryetarit pas kalimit të Ervin Metes si drejtor i përgjithshëm dhe zv.drejtorit ekzekutiv, vakant prej vitesh në këtë institucion./Monitor

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

2 hours ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

2 hours ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

2 hours ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

2 hours ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

2 hours ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

2 hours ago