Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Shushicë të Elbasanit ku objektivi mësohet të jetë Petrit Çarciu.
Ai po udhëtonte me makinë bashkë më të birin në momentin kur një person ka qëlluar me breshëri plumbash rreth orës 00:30 të ditës së sotme kundrejt tij.
None found
Ka qenë Çarciu ai që telefonoi menjëherë Sallën Operative të DVP Elbasan duke thënë se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij.
Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur.
Mësohet se dy vëllezërit e Petrit Çarçiut aktualisht janë duke vuajtur dënimin jashtë shtetit për probleme me drogë.
Ndërkohë, në fshatin ku jeton 48-vjeçari, tri herë i kanë djegur lokalin.
Gjithashtu, mësohet se ai ka pasur probleme me gruan e parë dhe të dytë, ku njëra prej tyre e ka denoncuar dhe në polici për dhunë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Qytetarët kanë njoftuar se sot në orën 10:00 do të mblidhen para SPAK ku do të dorëzohet libri “Albanian Files”…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime…
Sulmuesi i Franca, Kylian Mbappe, ka folur pas fitores së thellë 3-0 ndaj Suedia në raundin e 1/16-ave të Kupës…
Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, u ka dërguar një mesazh të qartë lojtarëve të tij para…
Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultat 2-0 Ekuadori në…
Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…