Të shtënat me armë zjarri tronditën qytetin e Vlorës mbrëmjen e së shtunës, ku mbeti i plagosur një 29 vjecar i identifikuar si Almar Xhaferllari.
Mësohet se pati konflikt për motive banale me një person tjetër, identiteti i të cilit është zbuluar dhe është në kërkim nga policia.
29 vjecari që mbeti i plagosur pranë shkollës “Ali Demi” është me detyrë jurist dhe dyshohet se konflikti të ketë lidhje edhe me profesionin e tij. Përvec punës si jurist, Xhaferllari ka një sërë biznesesh familjare dhe nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në konflikte.
Si ndodhi ngjarja? Ekspertiza e policisë gjeti një mjet prerës thikë, sende personale të njërit prej të rinjve dhe 2 gëzhoja të një pistolete pranë vendit të ngjarjes. Fillimisht pati përplasje fizike nga brenda lagjes e më pas janë zhvendosur në bulevardin kryesor.
Referuar edhe njoftimit të policisë, 29 vjeçari është dëmtuar nga goditjet me mjete të forta, ndërsa burime konfidenciale për Fax Neës bëjnë me dije se Xhaferllari ka marrë një plumb por pa rrezik për jetën.
Sipas banorëve ,janë dëgjuar dy të shtëna. Ndërkohë, në ndihmë të policisë për të zbardhur ngjarjen ka qenë edhe FNSh.
Kjo është ngjarja e tretë brenda javës në qytetin e Vlorës ku ka pasur përdorim të armëve të zjarrit. Dy ngjarje me armë zjarri janë shënuar në shëtitoren Lungomare në datën 11 dhe 14 gusht, ndërsa ngjarja e djeshme është shënuar në zemër të qytetit.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…