Ky është 25 vjeçar ishqiptar u arrestua në Maltë, nën dyshimin se ka kryer një vrasje të dyfishtë pak kohë më parë.
Daniel Muka nuk u dorëzua fillimisht, por i është përgjigjur me armë zjarri policisë në qytetin maltez të Florianës. Pas disa minutave të shkëmbimit të zjarrit, shqiptari u neutralizua dhe u dërgua në komisariat.
Ai dyshohet se është autor i vrasjes së Kristian Pandolfino dhe Ivor Maçejovskit, ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën luksoze te Sliemas. Bankieri Pandolfino 58 vjec dhe bashkëpunëtori i tij, Macejovski, 30 vjec, me profesion koleksionist të veprave të artit, u ekzekutuan në banesat e tyre.
Mediat malteze shkruajnë se kamerat e shumta në vendngjarje dhe gjurmët kanë bërë që policia të mund të identifikojë lehtë shqiptarin Daniel Muka. Ky i fundit ka edhe rekorde më parë kriminale.
Ndërkohë, Daniel Muka rezulton vëllai i Bektash Mukës, që është akuzuar më 2017 për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuterive në një argjendari. Vjedhja kishte ndodhur po në zonën që janë vrarë maltezët.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…