Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë lidhur marrëveshje të fshehtë.
Kësisoj ai tha se mes tyre ekziston një marrëveshje e gatshme nënshkrimi i së cilës po mundohet t’i lihet në dorë qeverisë.
“Jam i bindur se mes presidentëve ka marrëveshje të gatshme dhe ajo që po kërkohet tash me të nga presidneti është të thyhet qeveria. Edhe vetëm 10 përqind të ishin gjasat që ka marrëveshje të gatshme, gjë që une e besoj, ne do të duhej të ishim të gatshëm”, ka thënë Kurti.
Ai tha se pavarësisht se dialogu është stagnuar, negociatat mes Thaçit e Vuçiqit s’janë ndalur kurrë.
“Dialog nuk ka moti por negociatat nuk janë ndalur kurrë. Unë si kryeministër tash kam më shumë informacione se kur isha në opozitë. Të shkosh në shtëpi të bardhë të mos e takosh as presidentine as zvoresidentin amerikan e të kthehesh pa marrëveshje politike e pa ndonjë investim ekonomik kjo është debakël”, ka thënë Kurti.
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…
Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…