Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër Albin Kurti pas takimi konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se diskutimi disa minutash mes tyre ishte pa efekte juridike dhe se pas mbledhjes së kryesisë së partisë do të dërgojnë emrin e mandatarit për qeverinë e re.
Krahas kësaj, Kurti kërkoi sa më shpejt takim me LDK-në në mënyrë që të formojnë qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Por mbi mundësitë e kompromiseve të reja, Kurti theksoi se nuk ka kthim mbrapa për postin e kryeparlamentarit, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dhe se çështja e postit të presidentit duhet të lihet për më vonë.
Duke shprehur optimizmin e tij për marrëveshje me LDK-në, Kurti tha se për të, takim do të kishte qysh ditën e djeshme dhe sot.
Kryetari i VV-së i hodhi poshtë gjitha zërat për shkarkimin e Glauk Konjufcës si kryeparlamentar, pasi tha se në marrëveshjen me LDK-në nuk do të ketë kthim prapa.
Për propozimet e emrave të ministrave që e bëri gjatë ditës sotme, Kurti tha se kjo ka qenë e nevojshme, pasi qytetarët duhet t’i dinë emrat e tyre.
Pretendenti për kryeministër edhe një herë tha se posti i presidentit duhet të diskutohet më vonë dhe jo tani sikurse kërkon LDK-ja.
Për mundësitë e zgjedhjeve të reja, Kurti tha se nuk i dëshiron ato, por nëse imponohen, atëherë janë të gatshëm, pasi sipas tij partia e tij nuk ka partner tjetër përveç LDK-së, derisa theksoi se qeveria e pakicës nuk është njëra prej opsioneve të tij.
/KosovaPress/
Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…
Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…
Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…
Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…