Categories: Uncategorized

Kulmi i koronavirusit: Numri i vdekjeve totale në Shqipëri, më i ulëti në 4 vitet e fundit

INSTAT ka raportuar paraprakisht një tendencë rënëse të vdekjeve në tremujorin e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas treguesve demografike, të publikuara nga INSTAT, 6,115 persona humbën jetën në janar-mars, në krahasim me 6,361 në tremujorin e parë 2019, me një rënie prej gati 4%, ose 246 jetë të humbura më pak.

Këto janë të dhëna paraprake dhe INSTAT pohon se do i rivlerësojë në të ardhmen, për shkak të vështirësisë së mbledhjes së informacionit nga situata e Covid-19.

Të lidhura

None found

Përgjithësisht, tremujori i parë ka një numër më të lartë vdekjesh, në raport me periudhat e tjera, që nga mjekët shpjegohet me faktin se i ftohti ul imunitetin dhe kjo çon në humbjen e jetës së personave të dobët, sidomos të moshuarve.

Por, të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të 2020-s, numri i vdekjeve ka qenë më i ulëti në katër vitet e fundit për të njëjtën periudhë kohore. Rekordi është shënuar në tre muajt e parë 2017, me 6,791 vdekje (shiko grafikun).

Mjekët pohojnë se një arsye e rënies së vdekjeve, mund të lidhet me faktin që izolimi ka bllokuar edhe gripin sezonal. “Nga ana tjetër, individët, duke qëndruar në izolim dhe të shkëputur nga puna, kanë qenë të prirur për më pak infarkte dhe goditje të tjera në tru”, thotë Petrit Malaj, pneumolog. Edhe tkurrja e popullsisë është një tjetër faktor.

Mjekët kanë konstatuar se kërkesa për shërbime spitalore ka shënuar rënie të lartë, përfshirë dhe urgjencat e zakonshme në spitale, teksa izolimi duket se i ka bërë mirë dhe sëmundjeve të tjera.

Mesatarisht në tremujorin e parë 2020 kanë humbur jetën 67 persona në ditë, nga rreth 70 persona në ditë në janar-mars 2019 dhe 75 persona në 2017-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i vdekjeve.

Por, INSTAT thekson në publikim se NUMRI i LINDJEVE DHE VDEKJEVE GJATË TREMUJORIT TË PARË 2020 MUND TË MOS REFLEKTOJË REALITETIN, PASI PËR SHKAK TË SITUATËS SË COVID -19, MOS RAPORTIMET NËPËR ZYRAT E GJENDJEVE CIVILE NË TË GJITHË SHQIPËRINË PËR NUMRIN E LINDJEVE DHE VDEKJEVE MUND TË MOS JENË REFLEKTUAR NË REGJISTRAT PËRKATËS. KËSISOJ, TË DHËNAT DO TË JENË OBJEKT RISHIKIMI GJATË TREMUJORIT TË DYTË 2020 DHE DO TË RIVLERËSOHEN.

Sipas rretheve, rënia më e madhe është shënuar në Shkodër, Durrës dhe Dibër, ndërsa Tirana ka shënuar tkurrjen më të lehtë. Vetëm në Korçë janë raportuar rritje të vdekjeve.

Tremujori i parë 2020 përkon me përhapjen e pandemisë së Covid-19, që kulmoi në muajin mars e prill. Por për fat të mirë, Shqipëria ka pasur një numër të ulët vdekjesh të raportuara nga kjo sëmundje, ndryshe nga shteti fqinj Italia. Deri tani janë raportuar në vend 31 humbje jete nga Covid-19./Monitor

të fundit

FIFA lehtëson dënimin e Molinës, por lë në fuqi sanksionet ndaj Paredes pas finales me Spanjën

FIFA ka mbështetur pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) kundër sanksioneve disiplinore të vendosura pas finales së…

9 minutes ago

Vëllai i Erona Cakolit kërkon drejtësi në protestën në Prishtinë: Familja kundërshton dënimin me 24 vjet burg

Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe…

9 minutes ago

Thomas Markle në “arrest shtëpie” në Florida, përballet me akuzën e posedimit të materialeve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve

Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…

11 minutes ago

North Macedonia-Bulgaria historical commission ends meeting without agreement, next round to be held in Sofia

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

13 minutes ago

Gostivar: 60-year-old arrested on suspicion of forcing his 80-year-old mother to beg

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

13 minutes ago

Tensione në protestën e PD-së, protestuesit nxjerrin nga tubimi personin që dyshohet si i infiltruar

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard. Disa demokratë kanë tentuar të largojnë…

13 minutes ago