Categories: Uncategorized

Kukësi, Korça dhe Erseka zbardhen nga bora, në Durrës rrëzohet pema

Jo vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë këtë të diel nga moti i keq. Kukësi, Korça dhe Erseka janë mbuluar nga bora, ndërsa deri tani nuk raportohet për vështirësi në qarkullim. Më konkretisht, reshjet në Kukës kanë qenë me intensitet të lartë në lartësitë 600 metra, ndërsa në qytet me intesitet të ulët.

Sa iu përket rrugëve nacionale, si aksi rrugor Kukës-Peshkopi, Kukës-Krume, Kukës-Fushë-Arrëz, Krume-Bajram Curr janë të qarkullushme pa zinxhirë. Kurse rrugët e zonave rurale të Bashkisë Kukës pothuajse janë të qarkullushme përveç disa fshatrave të thellë që qarkullohet me zinxhirë. Edhe Rruga e Kombit është e qarkullushme pa probleme.

Rreshjet e dëborës përgjatë ditës së sotme kanë qenë të theksuara edhe në zonën e Korçës, Qafë Qar si dhe në zonën e Ersekës. Aktualisht është duke u punuar në pjesën e Qafës së Qarit për kriposjen e rrugës, pasi kjo zonë ka krijuar problematikë në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e automjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi parashikohet vazhdimi i stuhisë me reshjet e borës, ndërsa temperaturat në Qafën e Qarit kanë arritur në -10 gradë Celcius.

Nga ana tjetër, në Vlorë moti është i qetë. Për shkak të erës, është njoftuar pezullimi i lundrimit të anijeve të peshkimit deri në një njoftim të dytë. Ndërkaq, erërat e forta kanë përfshirë edhe qytetin bregdetar të Durrësit. Shumë qytetarë nuk lëvizin nga shtëpitë e tyre pasi një tjetër palmë është rrëzuar nga era e fortë, ekzaktësisht në vendin ku u rrëzua palma disa ditë më parë në sheshin pranë bustit të Azem Hajdarit. Fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime.

Gjithashtu shumë pasagjerë kane ngelur brenda në tragete duke pritur nisjen e tij që prej mëngjesit të sotëm. Në Sarandë situata paraqitet e qetë. Era e fortë që ka përfshirë gjithë vendin nuk është ndjerë në Sarandë, perveçse ka ulur temperaturat. Kurse aktualisht zona Fushë-Krujës është pa energji elektrike si pasojë e një defekti në rrjetin 110kV prej erës së fortë./faxweb

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

3 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

3 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

3 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

4 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

4 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

5 hours ago