38 shtetas të huaj janë kapur nga policia në Mifol pranë lumit Vjosa.
Ata janë kapur në fshatin Novoselë, ndërsa kërkonin të largoheshin për një jetë më të mire drejt Serbisë.
38 kurdët e Irakut dhe Iranit u lanë në Novoselë të Vlorës duke u thënë se kishin mbërritur në destinacion.
Duket se emigrantët janë gënjyer nga kontrabandistët, të cilët i morën paratë, por nuk i çuan në destinacion.
Emirgantët shprehen se kishin hyrë nga Greqia për të kaluar tranzit në Shqipëri dhe më pas në Serbi shkruan abcneës.al.
“Jemi kurdë të Irakut dhe Iranit. Kemi ardhur në këmbë nga Greqia dhe na thanë që kemi mbërritur në Serbi, por këtu shoh që nuk është Serbi”, u shpreh njëri prej tyre.
Policia i shoqëroi ata në komisariat për t’i dërguar tek qendra e azilkërkuesve, ndërsa nuk ka detaje mbi personat që i shoqëronin.
Mes shumë aludimesh dhe hipotezash që qarkulluan pas largimit të Albës nga Ferma VIP, një ndër më të përfolurit ishte…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në…
Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e sotëm Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Pritet që dy liderët pasi të zhvillojnë…
Sot mbahet vazhdimi i 17-të i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i seancës…
Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e sotëm Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e…
Ka nisur numërimi i votave të Greqisë në Parkun Olimpik. Janë rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga…