50 vjeçar i cili pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, duke e qëlluar me bishtin e sëpatës dhe e pa se ishte pa ndjenja, duke menduar se e kishte vrarë, ka tentuar t’i japë fund edhe jetës së tij duke u vetëvarur.
Burime të Panorama, bënë me dije se kishte disa kohë që marrëdhëniet e çiftit kishin pësuar krizë dhe sherret ishin shtuar mes tyre dhe e ndodhur në këtë situatë, gruaja kishte deklaruar se do ta ndante burrin.
None found
“Edhe mbrëmë ata janë grindur sërish dhe kur gruaja e ka përsëritur se do ta ndante ai ka kaluar në krizë psiqike dhe e ka goditur në pjesën e pasme të kokës me bisht sëpate duke i shkaktuar plagë e duke e lënë pa ndjenja. Në këto kushte, ai ka kujtuar se bashkëshortja kishte ndërruar jetë ka tentuar të vetëvaret me litar në banesë”, thanë burimet për Panorama.
Policia e Durrësit në një informacion paraprak bën me dije se:
Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e…
Historiani dhe publicisti Auron Tare, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një liste me fotografitë dhe emrat…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje kubanëve që kërkojnë ndryshime politike në vend të bashkëpunojnë në…
Një atentat mafioz ka tronditur rajonin e Kalabrisë në Itali, ku bashkëshortja e Damiano Pepe, 64 vjeç, i konsideruar nga…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e…
Historiani dhe publicisti Auron Tare, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një liste me fotografitë dhe emrat…