Categories: Uncategorized

Zbulohet dëshmia, Kujtim Gjuzi dhunon e përndjek ish-gruan e djalin: Më thotë homoseksual!

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka kaluar një periudhë jo të qetë në jetën e tij private, pasi u bë pjesë e politikes aktive, me futjen në Parlament, pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Ai është urdhëruar t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar të cilët e kanë denoncuar për “dhunë në familje” deputetin duke kërkuar urdhër mbrojtje prej tij në gjykatë.

Të lidhura

None found

Gjuzi është përballur në gjyq me bashkëshorten e tij, me të cilën mesa duket është edhe në procedurë divorci.

Në vendimin që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dhënë në nëntor të vitit 2019, është pranuar dhënia e mbrojtjes për bashkëshorten dhe djalin, nga deputeti Kujtim Gjuzi.

“Gjykata pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen, bazuar ne rrethanat e faktit te pasqyruara nga paditesja ne padi, “Per masa ndaj dhunes ne maredhenie familjare”,vlereson se padia e paditesave duhet pranuar mbeshtetur ne nenin 10 te ketij ligji, pasi cmon se ekzistojne akte te mjaftueshme per te besuar se i padituri ka kryer veper te dhunes ne familje dhe paraqet shqetesim ne jeten e paditesave.

Per sa me siper paditesja i kerkoi Gjykates zbatimin e nenit 10 te ligjit Nr 9669 dt 18.12.2006 “Per masat ndaj dhunes ne mardheniet familjare ‘’pasi ndihet e frikesuar dhe e pasigurte per shendetin e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Mësohet se në përballjen gjyqësore, deputeti i ka kërkuar bashkëshortes të mos vijojë me kërkesën për t’u divorcuar, ku ka premtuar edhe ndryshim të sjelljes së tij.

“Ne séance gjyqesore rezultoi se u shpreh se ekziston mundesia e normalizimit te mardhenieve bashkeshortore, duke kerkuar nga paditesja qe te heqe dore nga padia per zgjidhjen e marteses. Gjithashtu i padituri pretendoi se paditesen e ka ndihmuar ne ecurine e biznesit te ngritur prej saj”.

Më tej, bashkëshortja e Gjuzit ka pretenduar në gjyq se “edhe ne se ekziston vullneti i te paditurit per ndryshimin e sjelljes ndaj saj, ky ndryshim nuk mund te jete as i menjehershem dhe as i thjeshte. Ne perfundim paditesja kerkoi pranimin e kerkese- padise , duke riperseritur kerkesen per largimin e te paditurit nga banesa ne pronesi te saj”.

Ndërsa vetë djali i Gjuzit, tha në gjyq se shqetësimi i tij ka qenë akuza që babai i tij i ka bërë për prirje homoseksuale. Ndaj i ka kërkuar nënës që të largohen nga banesa ku jetonin me deputetin. Në këto kushte, gruaja e Gjuzit kërkon që të kthehet në banesën që është pronë e saj, në të cilën tani thotë se e ka zaptuar deputeti, e ai të largohet prej andej.

“Femija u shfaq i qete emoconalisht gjate pyetjeve te drejtuara dhe i bindur ne ate qe kerkonte, por ne momentin kur pyetjet dhe tema fokusohej ne mardheniet me babain e tij, djali shprehte shqetesim, duke pretenduar se babai i tij nuk ka patur nje sjellje normale me te.

Gjithashtu, shqetesimi tjeter kishte te bente me deklarimet e te paditurit ,i cili para tre vitesh e ka quajtur “homoseksual”, me argumentimin se ka prirje per kete. Femija eshte ndjere shume keq dhe i ka kerkuar nenes se tij, paditeses te largoheshin nga shtepia. Ne keto kushte, paditesja se bashku me djalin eshte larguar nga banesa e saj dhe aktualisht jetojne tek prinderit e saj.

Paditesja shpjegoi ne séance gjyqesore se ne kushtet ku ndodhet, ne pamundesi per te jetuar ne banesen e saj dhe ne kushtet e kercenimit nga bashkeshorti i saj nepermjetmediave deri ne neperkembjen e integritetit te saj kerkoi mbrojtje per vehte dhe per djalin nga dhuna psikologjike verbale dhe veprimet arbitrare te pales se paditur,i cili i ka zaptuar banesen“, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi për urdhrin e mbrojtjes është dhënë më 22.11.2019. /Panorama

të fundit

Mesazhi paralajmërues i Jeton Sylajt u regjistrua me shënim zyrtar nga prokuroria

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, i kishte dërguar asaj më 21 shtator një mesazh në WhatsApp, të cilin ajo…

2 minutes ago

VV reagon për intervistimin e Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale. I menjëhershëm ishte reagimi nga Vetëvendosje. Asamblisti i…

2 minutes ago

Chatbotët e IA-së nën presion për mosraportimin e rrëfimeve për krime

Chatbot-eve të inteligjencës artificiale (IA) mund t'u tregohet për krimet, por pasiguritë rreth kornizave ligjore ose masave që do t'i…

13 minutes ago

KPK sqaron vendimin për suspendimin e prokurores Arlinda Nallbani-Gacaferri

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar arsyetimin e vendimit për suspendimin e zëvendëskryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda…

13 minutes ago

Bizneset në Maqedoninë e Veriut gjeneruan 36.19 miliardë euro qarkullim në vitin 2025

Bizneset në Maqedoninë e Veriut realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim gjatë vitit 2025.Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të…

14 minutes ago

Apeli pezulloi vendimin për bojkotin, Dhoma e Avokatisë diskuton vijimin e tij në GJKKO

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, ku do të diskutohet vijimi i bojkotit të seancave…

15 minutes ago