Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar një masë të re që është marrë lidhur me ndryshimin e karakteristikave të mjeteve.
Sipas DPSHTRR, duke nisur nga data 4 maj, të gjithë ata që duan të bëjnë një ndryshim tek mjeti i tyre duhet të marrin një autorizim. Nëse konstatohen ndryshime të bëra pa një autorizim përkatës, atëherë drejtuesit e mjeteve do të gjobiten.
None found
Gjobat do të variojnë nga 10 mijë lekë deri në 20 mijë lekë të reja. Ata që do të ndryshojnë ngjyrën apo kutinë e shpejtësisë pa autorizim, do të gjobiten deri në 10 mijë lekë.
Ndërsa ata që bëjnë ndryshime të motorit, impiantit të gazit apo karrocerisë pa një autorizim, do të gjobiten deri në 20 mijë lekë të reja.
Njoftimi i plotë:
Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)!
🔺Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë
🔹të ngjyrës
🔹kutisë së shpejtësisë
🔹të tjera me procedurë të lehtësuar
🔺Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë
🔹të motorit
🔹të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)
🔹të karrocerisë
🔹të tjera me procedurë normale
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…