Categories: Uncategorized

Kryenegociatori i Shqipërisë takim me ministrin grek, ja për çfarë u diskutua

“Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të vijojnë kontaktet e ngushta, përfshirë duke mbikqyrur zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE.”

Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi takoi ditën e sotme ministrin e Jashtëm Përplotësues të Greqisë.

Në takim u diskutua bashkëpunimi i mëtejshëm midis dy vendeve në kuadrin e integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu përfaqësuesit e dy vendeve fqinje diskutuan ndikimin e vendimit pozitiv të Këshillit Europian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Më 16 shtator 2020, Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Republikës Greke, Zoti Varvitsiotis.

Zoti Mazi dhe Zoti Varvitsiotis zhvilluan konsultime për bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian.

Dy zyrtarët e lartë diskutuan ndikimin e vendimit pozitiv të Këshillit Europian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke e përshkruar atë si një vendim madhor, historik, për Shqipërinë, Kryenegociatori theksoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhe vendosmëri edhe më të madhe për të dhënë rezultate.

Ai shprehu shpresën dhe besimin se rezultatet e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit do të pasohen nga vendimi i BE-së për të bërë të mundur hedhjen e hapit të rradhës në rrugën e BE-së – mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohën më të shpejtë të mundshme.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të vijojnë kontaktet e ngushta, përfshirë duke mbikqyrur zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, për të vazhduar diskutimin mbi çështjet e lidhura me BE-në, përfshirë mbështetjen politike për Shqipërinë për të hedhur hapin tjetër të mëtejshëm në rrugën e BE-së, si dhe për të dhënë mbështetje teknike për negociatat e ardhshme.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

15 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

32 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

39 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

2 hours ago