Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat nuk harroi të përmendte dhe arrestimin e 31 personave për tërmetin e 26 nëntorit.
Por ajo ngre një pikëpyetje të madhe përsa i përket dëmeve që prekën edhe kryeqytetin ku madje pati edhe një viktimë.
Ajo kujton se edhe në Kombinat u prishën pallate, por askush nuk është arrestuar.
“Janë arrestuar vetëm ish-kryekomunarë të opozitës, pse nuk arrestohet njeri në bashki”, është shprehur Kryemadhi.
Kujtojmë se ditën e nesërme prokuroria pritet të mbajë seancën ku do të jepen masat e sigurisë për të arrestuarit.
Kryemadhi gjithashtu ka deklaruar se me firmosjen e dokumentit me 8 pika për Reformën Zgjedhore, detyrimet e opozitës kanë mbaruar.
Sipas saj, i vetmi që duhet të japë përgjigje për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri, është kryeministri Edi Rama, që sipas saj është i vetmi që ka votat për ta miratuar në Parlament./albeu.com/
Pas incidentit të dhunshëm të regjistruar së fundmi në qendrën e votimit në Kashar pas dhunimit të kryetarit të Komisionit…
Kylian Mbappé “fshin” rekordin e një legjende të Real Madridit. Pasi kaloi Zamoranon për t’u bërë debutuesi më pjellor në…
Reperi i njohur, Arkimend Lusha (Stresi) është rikthyer në fokusin e mediave rozë. Këtë herë, ribashkimi me ish-bashkëshorten e tij,…
INTERVISTA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FORUMIN BOTËROR TË IDU-së NË BRUKSEL Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr.…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar krijimin e një qeverie teknike gjithëpërfshirëse me mandat dhe detyrime të përcaktuara qartë, për…
“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai të…