Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka qenë nën hetim penal për blerje votash në vitin 2017 por hetimi ndaj tij është pushuar për mungesë provash.
Në bazë të vendimit të plotë të Gjykatës së Kukësit, Morina ka qenë nën hetim për një ngjarje të ndodhur në qershor të vitit 2017, ku një qytetar është paraqitur në prokurori dhe ka denoncuar se i janë ofruar para në këmbim të votës.
Qytetari ka dorëzuar edhe paratë që i ishin ofruar dhe celularin e tij me të cilin kishte regjistruar ofertën e Liman Morinës.
Në dëshminë e tij Muhamet Pavdeja ka thënë se është takuar me ish-prefektin e Kukësit Liman Morina në një lokal dhe ky i fundit e ka pyetur fillimisht për numrin e familjarëve të cilët do të votojnë. Më pas ai e ka udhëzuar atë të votojë për Partinë Socialiste dhe i ka dhënë 5 mijë lekë për cdo anëtar.
“Mbi frigorifer i ke ato, merri dhe ik”, thotë në dëshminë e tij, Pavdeja.
Këtë bisedë ai e ka regjistruar me telefonin e tij dhe sapo ka dalë nga lokali ka denoncuar rastin në prokurori. Në vendimin e gjykatës rezulton se Prokuroria ka provuar ekzistencën e telefonatave midis denoncuesit Muhamed Pavdeja dhe personit nën hetim Liman Morina.
Eksperti kriminalistik ka bërë këqyrjen e gjashtë kartëmonedhave me prerje 5000 lekë të sekuestruara në cilësinë e provës, ku janë vërejtur gjurmë në formë njollash, por pa vija papilare, pra pa vlerë provuese.
Por në vendim thuhet gjithashtu se analizimi i materialit audio është kryer nga oficeri i policisë gjyqësore, dhe jo nga një ekspert specialist i kriminalistikës, siç ligji detyron në raste të tilla.
Oficeri i policisë gjyqësore nuk ka mundur të bëjë dot transkriptimin e bisedës duke pretenduar se kishte shumë zhurmë.
Ekspertimi i regjistrimeve audio bëhet nga ekspertë të kësaj fushe të cilët me mjete dhe teknika të posaçme bëjnë të mundur identifikimin e zërave dhe pastrimin e zhurmave. Mos kryerja e kësaj procedure mesa duket ka shpëtuar nga akuza, për blerje votash dhe nga dënimi Liman Morinën, shkruan faxweb.
Dy vite më vonë ai mori drejtimin e Bashkisë së Hasit pas zgjedhjeve të 30 qershorit por ngjarja ku ai akuzohet për blerje votash mbetet ende e pa zbardhur për sa kohë procedurat nuk janë ndjekur konform ligjeve.
Ylli i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është një nga lojtarët më të përfolur, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë”…
Policia e Tiranës, ka raportuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën…
Dita e sotme, me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore, ka nisur të jape shenjat e para të…
Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë…
Ditën e djeshme, qeveria izraelite paralajmëroi lëvizjen islamiste palestineze Hamas se, ose do ta pranonte propozimin amerikan për armëpushim dhe…
Sot, më 31 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro, blihet me 97.9…