Categories: Uncategorized

Kryebashkiaku ish-gardist i PS-së kujton 21 Janarin: E kam ndërgjegjen e pastër

Sot, janë bërë 9 vite nga protesta e përgjakshme e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues.

Dhe pse kanë kaluar shumë vite nga ngjarja, ende asnjë nuk është vënë para drejtësisë për jetën e marra gjatë asaj proteste.

Të lidhura

None found

Një ndër emrat e lakuara shumë shpesh për këtë tragjedi është edhe kryebashkiaku i Matit Agron Malaj, gardistë i Kryeministrisë në kohën kur ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

Postimi në Facebook:

Sot, si kryebashkiak i një bashkie të majtë, Malaj ka reaguar në Facebook, duke folur për këtë ngjarja dhe duke thënë edhe njëherë se e ka ndërgjegjen e pastër.

Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër.

Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë. As për 21 janarin e as për asgjë tjetër. A nuk do duhej që të paktën sot, në 21 janar, së paku të mbyllnin gojën e të ulnin kokën nga turpi për jetët e pafajshme që kanë marrë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nën urdhërat e ish kryeministrit dhe të atij që asokohe ishte Ministër i Brendshëm dhe që në çdo vend normal do ishin dënuar jo një, por disa herë, për krime që shkojnë nga vjedhja e korrupsioni e deri tek pastrimi i parave e financimi nga Rusia dhe vrasja?

Por mbi mua rëndon nevoja që kjo ngjarje të zbardhet e fajtorët të shkojnë atje ku meritojnë të shkojnë ata që duke shkelur ligjin kanë marrë jetë njerëzish. Prandaj, sot dua së pari, t’ju shpreh familjarëve ngushëllimet e mia.

E së dyti, t’ju them atyre që as unë nuk do të rresht së kërkuari që ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit.

21 janari është një tragjedi me të cilën mua më është dashur të jetoj çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit. Unë nuk humba në atë tragjedi asnjë pjesëtar të familjes time. Por ka megjithatë diçka që më bashkon mua, ish “gardistin e 21 Janarit” me familjet e 4 qytetarëve të pafajshëm që humbën jetën në atë ditë të tmerrshme. Na bashkon dëshira që ajo ngjarje të zbardhet e drejtësia të shkojë në vend.

Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës.

Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë. As për 21 janarin e as për asgjë tjetër. Kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku çertifikohet pastërtia e figurës time dhe më njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje.

A mund ta thonë të njëjtën gjë ata që sot drejtojnë sulmin kundër meje? A nuk do duhej që të paktën sot, në 21 janar, së paku të mbyllnin gojën e të ulnin kokën nga turpi për jetët e pafajshme që kanë marrë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nën urdhërat e ish kryeministrit dhe të atij që asokohe ishte Ministër i Brendshëm dhe që në çdo vend normal do ishin dënuar jo një, por disa herë, për krime që shkojnë nga vjedhja e korrupsioni e deri tek pastrimi i parave e financimi nga Rusia dhe vrasja?

Por mbi mua rëndon nevoja që kjo ngjarje të zbardhet e fajtorët të shkojnë atje ku meritojnë të shkojnë ata që duke shkelur ligjin kanë marrë jetë njerëzish. Prandaj, sot dua së pari, t’ju shpreh familjarëve ngushëllimet e mia.

E së dyti, t’ju them atyre që as unë nuk do të rresht së kërkuari që ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit.

të fundit

Saimir Korreshi publikon pamjet: Na hoqën mendjen me reformat në arsim, nxënësit në Thanë të Lushnjes mësojnë në kushte çnjerëzore (VIDEO)

Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…

15 minutes ago

Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur për Ilir Metën: Më linte të bëja çfarë të doja, jam penduar që…

Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…

39 minutes ago

Aksident në Maliq, raportohet për dy të plagosur

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…

48 minutes ago

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit,  ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…

1 hour ago

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare: Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme që ka njohur vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…

1 hour ago

Afera të tjera korruptive kanë dalë në dritë/ Berisha akuza Ramës: Me mandatet e tij bllokoi arrestimin e Ballukut dhe mbrojti veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…

2 hours ago