Categories: Uncategorized

Kryebashkiaku “fluturues”, destinacionet e shumta ku udhëtoi Erjon Veliaj gjatë 2019-tës (VIDEO)

Kreybashkiakun Erion Veliajn jemi mësuar shpesh ta shohim në udhëtime jashtë vendit.

Jemi mësuar ta shohim të flasë thuajse çdo ditë në media, për pyllin orbital, duke shërbyer vakte në qendrat sociale, apo dhe duke inspektuar nga afër shkolla e kopshte.

Të lidhura

None found

Në fakt, në jo pak nga këto raste, Veliaj nuk ka qene në Shqipëri por ka servirur në media filmime të regjistruara më parë, ndërkohë që ka qenë në avion duke fluturuar jashtë vendit.

Në një vëzhgim të bërë nga News 24 rreth veprimtarisë së Veliajt, rezulton se Veliaj renditet ne listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashkiaku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione të ndryshme, si Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj, për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij dhe janë në interes të qytetarëve të Tiranës.

Nga të dhënat rezulton se z.Veliaj ka dalë nga Shqipëria me datë 1 janar me destinacion Stambollin dhe ka hyrë në vend me 8 janar. Me datë 26 janar ka udhëtuar sërish në drejtim të Vjenës, për t’u rikthyer tri ditë më vonë. Në mars kryebashkiaku ka fluturuar në drejtim të Milanos, ku ka qëndruar 4 ditë. Në datë 3 prill ka udhëtuar në drejtim të Romës, prej andej në Frankfurt dhe ka hyrë në Shqipëri me automjet, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë. Udhëtimi ka zgjatur 5 ditë. Të dhënat flasin, edhe për disa udhëtime të kryebashkiakut me charter, udhëtime që kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë.

‘Neës 24’ disponon të plota të gjithë lëvizjet e z.Veliaj që nga viti 2006 dhe nga përllogaritjet e bëra rezulton që ai ka harxhuar shuma të konsiderueshme parash vetëm për bileta avioni.

të fundit

Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” përfundon me sukses, FSK-ja shënon progres së bashku me aleatët ndërkombëtarë

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara…

32 seconds ago

Presidentja Shiroka-Pula takohet sot me senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë sot një takim me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe…

55 seconds ago

MPB: Iva Mihailova nuk figuron me dalje nga Maqedonia dhe as me hyrje të ligjshme në Bullgari

Iva Mihailova nga Koçani, për të cilën është në fuqi një ndalim aktiv gjyqësor, nuk ka dalje të regjistruar nga…

9 minutes ago

Papërgjegjësia më detyroi të ndahesha” – Linda Kalemi hapet për divorcin: Largohesh nga dikush që të do dhe e do, kjo është dhimbje e madhe

Trajnerja Linda Kalemi ka rrëfyer arsyet që e çuan drejt ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin kishte ndërtuar një jetë…

9 minutes ago

Operacioni ndërkombëtar i INTERPOL-it në Maqedoni çon në sekuestrimin e 27 armëve dhe 10 mjeteve eksplozive

Në kuadër të aksionit ndërkombëtar „TRIGGER X“, të organizuar nga INTERPOL-i, në Maqedoni janë sekuestruar 27 armë, 604 copë municion…

10 minutes ago

Eksperti Fidair Berisha: BE-ja duhet të reagojë ndaj kërcënimeve të Daçiqit dhe të kushtëzojë fondet për Serbinë

Deklarata e Ivica Daçiqit se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren ka nxitur reagime dhe ka vënë…

10 minutes ago