Categories: Uncategorized

Kryebashkiaku “fluturues”, destinacionet e shumta ku udhëtoi Erjon Veliaj gjatë 2019-tës (VIDEO)

Kreybashkiakun Erion Veliajn jemi mësuar shpesh ta shohim në udhëtime jashtë vendit.

Jemi mësuar ta shohim të flasë thuajse çdo ditë në media, për pyllin orbital, duke shërbyer vakte në qendrat sociale, apo dhe duke inspektuar nga afër shkolla e kopshte.

Në fakt, në jo pak nga këto raste, Veliaj nuk ka qene në Shqipëri por ka servirur në media filmime të regjistruara më parë, ndërkohë që ka qenë në avion duke fluturuar jashtë vendit.

Në një vëzhgim të bërë nga News 24 rreth veprimtarisë së Veliajt, rezulton se Veliaj renditet ne listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashkiaku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione të ndryshme, si Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj, për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij dhe janë në interes të qytetarëve të Tiranës.

Nga të dhënat rezulton se z.Veliaj ka dalë nga Shqipëria me datë 1 janar me destinacion Stambollin dhe ka hyrë në vend me 8 janar. Me datë 26 janar ka udhëtuar sërish në drejtim të Vjenës, për t’u rikthyer tri ditë më vonë. Në mars kryebashkiaku ka fluturuar në drejtim të Milanos, ku ka qëndruar 4 ditë. Në datë 3 prill ka udhëtuar në drejtim të Romës, prej andej në Frankfurt dhe ka hyrë në Shqipëri me automjet, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë. Udhëtimi ka zgjatur 5 ditë. Të dhënat flasin, edhe për disa udhëtime të kryebashkiakut me charter, udhëtime që kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë.

‘Neës 24’ disponon të plota të gjithë lëvizjet e z.Veliaj që nga viti 2006 dhe nga përllogaritjet e bëra rezulton që ai ka harxhuar shuma të konsiderueshme parash vetëm për bileta avioni.

të fundit

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit (VIDEO)

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bledar Himçi, në një konferencë për mediat, ka denoncuar një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në…

8 minutes ago

E rëndë në Durrës/ Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, hetohet mjeku

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas njoftimit të…

14 minutes ago

Sara Gjordeni: Kisha ankth në Big Brother VIP nga dallaveret e padrejtësitë, u bëra shumë keq

Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania. Ajo…

34 minutes ago

Berisha denoncon “trenin bullgar” në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS (VIDEO)

Këtë të enjte, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka denoncuar se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në…

35 minutes ago

Producentja Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues, një pasqyrë e realitetit shqiptar

Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha, ka dhënë një intervistë të rallë për jetën dhe karrierën profesionale. Ndër…

40 minutes ago

Jemi zemërthyer/ Politikanë e gazetarë reagojnë për vdekjen e papritur të Artan Lames: Iku kur po notonte në pasionin e tij…

Këtë të enjte, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare Artan…

54 minutes ago