Categories: Uncategorized

Kriza ekonomike, si Shqipëria mbeti e fundit në rajon

I gjithë rajoni ka qenë vitet e fundit në një garë të ethshme për të tërhequr investimet e huaja. Në këtë garë, deri tani, ka pasur dy fitues të dukshëm, Serbia dhe Maqedonia.

Të dy këto shtete kanë zhvilluar politika të shumta mbështetëse për të afruar investime me vlerë të shtuar në teknologjinë e informacionit e industrinë prodhuese, kryesisht atë automotive, të cilat rrisin produktivitetin e ekonomisë, duke e bërë atë më konkurruese. Disa kompani, që janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj të Maqedonisë, si “Johnson Matthey”, që i vetëm ka eksporte sa 70% të totalit të atyre shqiptare, kanë dashur të hyjnë dhe në vendin tonë.

Të lidhura

None found

Por mungesa e nxitësve dhe vizioni afatshkurtër i kanë mbajtur larg këto investime me vlerë të shtuar të lartë, duke u përqendruar tek avantazhi kryesor që ne kemi prej vitesh, ai i krahut të lirë të fuqisë punëtore. Sot Maqedonia dhe Serbia kanë përkatësisht eksporte të mallrave dhe shërbimeve sa 60 dhe 51% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në raport me 31% të Shqipërisë, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Europian.

Në vend të përpjekjeve për të rritur konkurrueshmërinë dhe produktivitetin, siç vepruan fqinjët, Shqipëria u angazhua vitet e fundit në një sërë projektesh koncesionare të Partneritetit Publik-Privat (PPP), që siç është theksuar shpesh, nuk i sillnin asnjë vlerë të shtuar ekonomisë, përveç rritjes së fshehur të borxhit. Pjesa më e madhe e tyre po rezultojnë me kosto tepër të fryra dhe jo eficiente, ku humbjet duket se janë shumë më të larta sesa përfitimet (rasti i koncesioneve në shëndetësi, ku në vitin 2018 u paguan 18 milionë euro për shërbimin e sterilizimit, që shteti mund ta kryente vetë, kur me këto para mund të ribëhej një spital modern nga e para). Një filozofi kjo krejt e kundërt nga modeli zhvillimor që po ndjekin vendet fqinjë me ne.

Kriza e COVID-19, e dyta pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit, e gjeti Shqipërinë në momentin më të keq të mundshëm. Borxhi publik real (duke hequr efektin e kursit dhe detyrimet e fshehura) është më i lartë se 70% e PBB-së. Reformat fiskale nuk kanë funksionuar, presioni dhe risqet janë rritur, dhe në kushtet e rritjes së ulët ekonomike të parashikuar, herët a vonë do të duhet të merren masa korrigjuese. Në një kohë kur nevoja për investime në problemet themelore të ekonomisë sonë është e lartë, hapësirat për të kanalizuar fonde dhe hapësirat për korrigjime fiskale janë zvogëluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kjo u reflektua dhe në momentin që lindi nevoja për paketat nxitëse, pasi masat për të frenuar përhapjen e pandemisë shkaktuan një shok ekonomik në vend, ashtu si në gjithë botën. Shqipëria, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rezulton vendi që ka dhënë ndihmën më të ulët direkte në rajon, me vetëm 0.86% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përkundrejt 3.2% të Serbisë. Ndërsa është vendi që pritet të ketë dhe rënien më të madhe ekonomike me -5%, përkundrejt -1.4% të Maqedonisë dhe -2.5% të Serbisë, sipas Bankës Botërore.

Alternativa e padiskutueshme që ndoqën të gjitha vendet për mbështetjen ekonomike ishte rritja e borxheve, por vendet që vitet e fundit kishin punuar për uljen e tij kishin më shumë hapësira fiskale për të vepruar.

Si për ironi, në 2015-n, Shqipëria dhe Serbia ishin në të njëjtat pozita, me borxhe publike në nivele të paqëndrueshme, në rreth 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas pesë vjetësh, Shqipëria ka mbetur në vend (e dyta me borxhin më të lartë në rajon pas Malit të Zi), ndërsa Serbia e ka ulur këtë tregues me rreth 15 pikë përqindje, në 54.6% të PBB-së. Një lehtësim ky, që i dha mundësinë të veprojë. Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal, tha se vende si Serbia, të cilat kanë më shumë amortizatorë fiskalë, kanë mundur të financojnë programe më të mëdha mbështetëse, ndërsa madhësia e borxhit publik në Shqipëri dhe Mal të Zi zvogëlon hapësirën fiskale për reagime ndaj krizës.

Tërmeti dhe më pas kriza e paprecedentë e shkaktuar nga COVID-19 duhet të shërbejnë si një mësim për domosdoshmërinë e një qeverisjeje të përgjegjshme në menaxhimin e parave të qytetarëve, në të mirë të ekonomisë, dhe jo të interesave të ngushta. Ashtu siç paralajmëron dhe Banka Botërore, “Në mënyrë që rikuperimi ekonomik të jetë sa më i qëndrueshëm në periudhë afatmesme, disa vende të rajonit duhet të punojnë për t’i bërë ekonomitë e tyre më rezistente ndaj goditjeve; të gjitha vendet duhet të vazhdojnë gjithashtu reformat strukturore me qëllim rritjen e produktivitetit”.

Marrë nga Monitor.al

të fundit

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit pretendon se Teherani është “më i fortë sot sesa në fillim të luftës”

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për Teheranin e Madh, pretendoi se Teherani është më i…

9 minutes ago

Rreth 4 orë në prokurori/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash. Karçanaj është parë…

22 minutes ago

PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet…

31 minutes ago

Oda Haliti, artistja nga Kosova do të performojë në “Lyon Biennale” – një nga eventet më prestigjioze ndërkombëtare të artit bashkohor

Producentja dhe njëherësh DJ, Oda Haliti do të performojë në edicionin e sivjetmë të Lyon Biennale, një nga ngjarjet më…

33 minutes ago

Akuza për ab*zim dhe shfrytëzim të bashkëshortes/ Prokuroria e Suedisë kërkon 10 vite burg për 62-vjeçarin

Prokuroria në Harnosand të Suedisë ka kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg për një 62-vjeçar, i akuzuar se ka…

39 minutes ago

Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime…

54 minutes ago