Categories: Uncategorized

Kreu i Urgjencës: Shkatërrimi i Covid-19 mund të ndodhë në verë

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur në lidhje me situatën pandemike që po kalon vendi duke vënë theksin tek gjetja e një vaksine.

Brataj theksoi se masat e marra dhe distancimi social prodhoi uljen e shkallë së infektueshmërisë në vendin tonë.

Vaksina ndaj COVID-19 do të jetë gati në një kohë relativisht të shkurtër,-tha Brataj per euronews albania. “Tani, unë nisem nga eksperienca e të gjithë sëmundjeve, që ne patëm në dy dekadat fundit si Sarsin dhe Mersin.

Të dyja sëmundjet patën një agresivitet dhe vdekshmëri më të madhe se COVID-i tani. Këto dy infeksione që ishin e njëjta familje nuk patën një përsëritje dhe zgjatën 6 muaj. Ky virus do të bëjë ciklin e tij 6 mujor.

Gripi është ai që shfaqet vit pas viti, por jo Sarsi dhe Mersi. Nuk është çudi që edhe ky virus në verë do të jetë drejt shkatërrimit për të gjitha këto kushte qe ne thamë.

Virusi kur nuk gjen kushte detyrimisht shkatërrohet dhe nuk përcillet më, nuk mund të jesh mbartës si person i infektuar. Distancomi social solli uljen e sëmundjeve. Premisat janë shumë pozitive, nga rritja e temperaturës, popullsia më e re e Shqipërisë.

Ajo që ne duam me lirimin e masave, është që le të ketë rritje e infeksionit me 0.2 për qind nuk është ky problemi. Problemi është që mos të kemi rritje drastike të numrit dhe mos të vihemi në kushtet se “kë duam të trajtojmë”.

“Unë mendoj se do të dalë shumë shpejt vaksina e covid-it, sepse ka vënë në gjunjë shtete të fuqishme”, tha Brataj.

të fundit

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…

7 minutes ago

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

26 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

54 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago