Categories: Uncategorized

Kreu i SPAK: Njerëzit presin rezultate por hetimet kërkojnë edhe 2-3 vite

Kreu i SPAK, Arben Kraja gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi” është shprehur se struktura e re e drejtësisë ka shumë sfida përpara dhe se akoma nuk është aty ku duhet nga pikëpamja e formimit të saj.

“Ka shumë sfida, ka shumë problematika që janë përpara. Sfidat kryesore kanë të bëjnë me pastrimin e produkteve të veprës penale, hetimin e aseteve kriminale, me krimin financiar në përgjithësi. Pavarësisht se jemi prokurori me Kushtetutë të pavarur, jemi të pavarur në vendimmarrje, jo në metodika, qëllime, jo në objektiva. Kemi nevojë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Prokuroria e Përgjithshme ka asete, një eksperiencë që ne kemi nevojë ta shfrytëzojmë, pa i cenuar vendimmarrjen askujt nga prokurorët.

SPAK është strukturë e re, është një nga reformat e drejtësisë. Akoma nuk është aty ku duhet nga pikëpamje e formimit të saj. Fillimi është i mirë, ka shumë sfida përpara, me plotësimin e strukturës, me ngritjen e strukturës nga pikëpamja administrative dhe funksionale, por kryesoja ka të bëjë me rritjen e rezultateve konkrete në hetim”, u shpreh Kraja.

Kreu i SPAK tha se rezultatet duan kohën e duhur dhe se prokurorëve u duhen krijuar kushtet për realizimin e hetimeve sa më shpejt.

“Të gjithë njerëzit presin rezultate por dua t’iua garantoj diçka se prokurorët e SPAK janë jo vetëm të pavarur por edhe të përgjegjshëm. Kjo do të thotë se kur të merret një vendim do të jetë i matur dhe bazuar në prova, si edhe nuk do të ketë diskutime të mëtejshme. Kjo kërkon kohën e duhur, këtë duhet ta kuptojmë njerëzit. Hetimet kërkojnë edhe 2-3 vite. Nuk do jemi në këtë histori por do të jemi konkret në kohën e duhur, këtë jua garantoj këtë sepse gjithë prokurorët e kanë këtë objektiv tek vetja. Ajo që duhet të bëjmë është t’u garantojmë kushtet”, tha ai.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

42 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

46 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago