Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Vetëm dy orare për ata që do shkojnë në punë, si do të bëhet lëvizja me makinë të hënën

Parandalimi i përhapjes së koroavirusit, shtyu qevrinë të merrte masa drastike si kurrë më parë. Një prej tyre është dhe bllokimi i qarkullimit.

Por nisur nga dita e hënë (nesër) kryeministri Edi Rama njofton se automjetet e atyre që lëvizin për punë do të mund të qarkullojnë deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe nga ora 16:00 në 17:00 të pasdites.

Ata që e thyejnë rregullin do të ndëshkohen me heqjen e patentës për tre vjet dhe me sekuestrimin e automjetit.

Postimi i kryeministrit

SAPO KEMI MBARUAR KONSULTIMET E QEVERISË NË DISTANCË!

TË GJITHË ATA QË DITËN E HËNË DHE NË VIJIM DO TË JENË TË ANGAZHUAR PËR PUNË, NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT, DO TË MUND TË QARKULLOJNË ME AUTOMJETE VETËM DERI NË ORËN 08.00 TË MËNGJESIT DHE NGA ORA 16.00 DERI NË ORËN 17.00 TË PASDITES

QARKULLIMI I AUTOMJETEVE QË NUK JANË PJESË E SHËRBIMEVE SHTETËRORE NË LËVIZJE APO SHËRBIMEVE PRIVATE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN, DO TË JETË E NDALUAR RREPTËSISHT PËR ÇDO AUTOMJET TJETËR JASHTË FASHAVE TË LEJUARA PËR VAJTJA/ARDHJE NË PUNË

SHKELJA E REGJIMIT TË QARKULLIMIT TË IMPONUAR NGA KUSHTET E LUFTËS ME ARMIKUN E PADUKSHËM QË KËRKON PENGJE NË FAMILJET TONA, DO TË NDËSHKOHET ME HEQJEN E PATENTËS SË DREJTIMIT PER 3 VJET DHE SEKUESTRIMIN E AUTOMJETIT!

QEVERIA DO TË PUBLIKOJË NESËR AKTIN – NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA ADMINISTRATIVE QË DO TË HYJNË NË FUQI MENJËHERË, DERI NË PËRFUNDIMIN E KËSAJ LUFTE PËR TË MBROJTUR SA MË FORT JETËN E ÇDO SHQIPTARI

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

të fundit

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

45 minutes ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

59 minutes ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Presidenti Putin: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Dhjetor 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…

2 hours ago