Koronavirusi ka prekur familjen e një emigranti shqiptar në Codogno të Italisë, shtetin më të prekur evropian, duke infektuar djalin e tij 4-muajsh.
Përmes një postimi në Facebook, shqiptari shprehet se dëshiron të japë sadopak kontributin e tij me informacione, duke bërë thirrje që në Shqipëri të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos e nënvlerësojmë situatën.
“Miqtë e mi të Facebook-ut dua të jap sadopak kontributin tim të paktë me informacion përsa i përket koronavirusit.
Unë jetoj në qytetin e Codogno-s në Itali, nga i cili doli edhe për herë të parë epidemia e koronavirusit në të gjithë veriun e vendit dhe mbarë Evropën, dhe jetoj pikërisht në të njëjtin pallat dhe të njëjtën shkallë me pacientin numër 1 që u zbulua në Itali.
Mua pardje m’u komunikua nga doktorët që djali im 4-muajsh është infektuar me koronavirus. Falë Zotit ai është mirë me pak simptoma që kanë kaluar, ne të gjithë këtj mund të jemi të infektuar, sepse jetojmë në zonën më të prekur të Italisë dhe pikërisht në pallatin më të infektuar pa asnjë lloj simptome por gjithsesi kur merr lajme të tilla për fëmijën apo familjarin të shembet bota nga poshtë.
Nuk po e bëj këtë status as për like e as për komente, sepse nuk do përgjigjem, thjesht dua që t’ju them të paktën juve miq që jeni në Shqipëri që bëni kujdes, mos e nënvlerësoni aspak situatën sepse prindërit, gjyshërit tonë janë në rrezik total.
Kam dhe një vajzë 4-muajshe në shtëpi dhe po e provoj në familjen time këtë situatë stresuese. Kështu ju bëj thirrje mos e nënvlerësoni situatën. Nëse dikush do të bëjë share këtij posti që njerëzit sadopak të ndërgjegjësohen mund ta bëni”, shkruan emigranti.
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…
Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…