Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/Përfundoi në karantinë, del përgjigja e analizave për studenten shqiptare

Ka përfunduar periudha e karantinës në Turqi për studenten shqiptare Silva Doçi, e cila u evakuua përmes një avioni ushtarak tuk nga epiqendra e koronavirusit në Wuhan.

Top Channel ka mësuar se studentja shqiptare Silva Doçi, pas një mori me ekzaminimesh nuk është mbartëse e koronavirusit.

Ajo do të kthehet në Shqipëri në ditët në vijim, pas marrjes së dritës jeshile nga mjekët turq nën kujdesin e të cilëve qëndroi për 14 ditë.

Gjatë paradites të së premtes, 42 të evakuuarit u vizituan nga ministri tuk i shëndetësisë i cili deklaroi se:

“Nga këtu dua të shpreh falënderimet për punonjësit tanë, personelin shëndetësor dhe ata që kanë shërbyer. Ky proces 14 ditor ka përfunduar, ata pas kësaj do të vazhdojnë jetët e tyre normale.

Nuk ka nevojë që të bëjmë ndonjë monitorim. Bordi shkencor nuk ka ndonjë propozim në këtë drejtim. Shtetasit nga Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Shqipëria për shkak se i kanë nesër rezervimet e avionëve, u shprehën se duan të qëndrojnë edhe një ditë. Pra, do të kemi si mysafirë edhe për një ditë vëllezërit dhe motrat tona”, tha Koca, duke bërë të ditur se personat nën karantinë kanë mbetur shumë të kënaqur.

Një javë më parë në një intervistë ekskluzive për Top Channel ajo tha se “ mbikëqyrjen e mjekëve ishte në dy lloje, në ditët intensive dhe ditët e qeta.

Në ditët intensive ne i nënshtrohemi analizave që duhen për të përcaktuar nëse dikush është bartës apo jo i virusit (intensive nuk do të thotë e lodhshme këtu, nuk do të thotë se ne lodhemi nga vëzhgimi e kontrollet, thjesht bëhen disa analiza që specialistët, edhe unë më parë, i kemi përmendur; si analiza gjaku, analiza te sekrecioneve të fytit, grafi e mushkërive, kontrolli i frymëmarrjes etj). /tch

të fundit

Debutonte me humbje dhe ndryshoi për Europianin, por Silvinjo ka gjetur formacionin fitues te Kombëtarja

Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…

8 minutes ago

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

30 minutes ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

41 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

58 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

1 hour ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

1 hour ago